Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shprehur shqetësimin për kolapsin që i kanoset procesit zgjedhor pasi drejtuesit e administrës publike nuk po lejojnë komisionerët të bëjnë punën e tyre.
Në një dalje për mediat, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj ka shprehur shqetësimin për vonesat në dhënien e lejeve për nëpunësit e emëruar si komisionerë zgjedhorë.
Sipas Hoxhaj mos dhënia e lejeve për të ushtruar funksionin e komisionerit zgjedhor po pengon administrimin e procesit zgjedhor, pasi komisionerët nuk mund të kryejnë detyrat e tyre të ngarkuara nga Kodi Zgjedhor.
Hoxhaj u bën thirrje të gjithë drejtuesve të administratës publike, që të reagojnë menjëherë pas këtij apeli të KQZ-së, dhe të mos krijojnë pengesa artificiale të cilat cënojnë procesin zgjedhor.