Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do verifikojë nesër vetëdeklarimin e kryebashkiakëve socialistë Elvis Rroshit dhe Artur Bushi. Në mbledhjen e neserme të KQZ-së pritet të jepet mandati i deputetit të PS-së që do të zëvendësojë vëndin e lënë të lirë nga Koço Kokëdhima ish- deputet i Partisë socialiste të qarkut Vlorë.
KQZ njofton se do të bëhet shqyrtimi i këtyre 3 pr/vendimeve në mbledhjen e nësërme që nis në orën 10:00.
Projekt vendim: “Verifikimi i deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të funksionarit publik z. Elvis Roshi, kryetar i Bashkisë Kavajë, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Projekt vendim: “Verifikimi i deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të funksionarit publik z. Artur Bushi, kryetar i Bashkisë Krujë, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Projekt vendim: “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit, kandidatit të radhës të listës shumemërore të Partisë Socialiste në Qarkun Vlorë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.