Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka verifikuar formularët e vetëdeklarimit në kuadër të zbatimit të ligjit për dekriminalizimin.
Sipas KQZ-së, 19 nga 140 deëputetë nuk e kanë formularin e bardhë, ndërsa 7 prej tyre kanë marrë vendim pafajësie.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po verifikon edhe formularët për kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë. Sipas KQZ-së, 50 kryetarë bashkie nuk kanë shënuar asnjë të dhënë.
Ndërkohë, për sa i përket ministrave, asnjë prej tyre nuk ka probleme me ligjin e dekrimalizimit.