KPK ndërpret vetingun për dy gjyqtarë dhe një këshilltar ligjor për shkak të dorëheqjes së tyre – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KPK ndërpret vetingun për dy gjyqtarë dhe një këshilltar ligjor për shkak të dorëheqjes së tyre

16:42 | 15/09/2021
në Kryesore, Shqiperi, Uncategorized
0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka vendosur të ndëpresë procesin e rivlerësimit për dy gjyqtarë dhe një ndihmës ligjor, për shkak të dorëheqjes së tyre. Gjithashtu, është vendosur t’u hiqet e drejta për tu rikthyer në sitemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

KPK publikoi të martën dy vendimet e të hënës më 13 shtator për ndëprerjen e procesit të rivlerësimit për gjyqtarin e Tiranës Arben Mullaj dhe këshilltarit ligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë Gent Pejo. Për gjyqtarin e Fierit Ergys Selmani, vendimi është marrë të premten më 10 shtator.

Në vendimet e arsyetuara për gjyqtarët Mullaj dhe Selmani të marra nga trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtar Lulzim Hamitajn sqarohet se ndaj këtyre dy subjekteve hetimi administrativ ka filluar në dhjetor të vitit 2019.

Read more

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

Në muajin korrik, Komisioni ka përfunduar hetimin kryesisht për gjyqtarin Arben Mullaj në të tre kriteret e rivlerësimit dhe e ka njoftuar atë për barrën e provës duke i kërkuar të provojë të kundërtën e rezultateve. Mullaj ka konfirmuar marrjen e gjithë dokumentacionit, ndërkohë që më 15 korrik ka njoftuar trupin gjykues se kishte paraqitur kërkesë për dorëheqje nga detyra pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGj.

Për gjyqtarin e Fierit Ergys Selmani, Komisioni e ka përfunduar hetimin kryesisht vetëm për pasurinë dhe më 8 korrik ka vendosur ti kalojë atij barrën e provës për këtë kriter. Në vendim thuhet se Selmani nuk e ka ushtruar të drejtën për t’u njohur me dosjen, ndërkohë që KLGj ka njoftuar se në seancën plenare të 16 korrikut ka vendosur të miratojë kërkesën e këtij subjekti rivlerësimi për dorëheqje.

Pasi KPK ka marrë konfirmim nga Gjykata e Apelit Administrativ se Mullaj dhe Selmani nuk i kishin ankimuar vendimet e KLGJ, si dhe pasi ata nuk kanë preferuar të marrin pjesë në seancë dëgjimore, ka vendosur të ndëpresë procesin e vetingut për këto dy subjekte. Gjithashtu, ka vendosur të ndalojë emërimin e tyre si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare

Të njëjtin vendim ka marrë dhe trupi gjykues i kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtar Roland Ilian, për këshilltarin ligjor pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Gent Pejo.

KPK e ka filluar hetimin administrativ për këtë subjekt më 2 korrik 2021, por pasi Pejo është njoftuar për këtë vendimarrje ka njoftuar se ai nuk e ushtron më detyrën e këshillarit ligjor. Ai ka shpjeguar se është larguar nga detyra me dorëheqje që prej muajit gusht 2017.

Pejo ka njoftuar KPK-në se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë dëgjimore dhe ka kërkuar që procesi i rivlerësimit të mos fillojë ose të pushohet.

Komisioni e konsideron këtë kërkesë të pambështetur në ligj duke argumentuar se subjekti ka qenë në detyrë deri më datë 28 gusht 2017. “Komisioni nuk mund të vendosë pushimin e procedurës së rivlerësimit, pasi bazuar në nenin 56 të ligjit nr. 84/2016, dorëheqja e subjektit është dhënë pas afatit të parashikuar nga ky nen”, konstaton Komisioni dhe ka vendosur të ndëpresë vetingun për Pejon, si dhe ti ndalojë atij emërimin në sistemin e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.

Në ligjin për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve parashikohet se subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji që është publikuar në fletoren zyrtare më datë 23 shtator 2016.

Etiketa: Komisioni i Pavarur i KualifikimitKPK

Të Lidhura

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –

nga 27
16:15 | 01/02/2026
0

Kristjan Asllani debutoi të shtunën me Besiktas, por gjërat nuk shkuan mirë për mesfushorin e kombëtares. Ai u ndëshkua me...

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –

nga 27
15:55 | 01/02/2026
0

Që nga ora 11:00 aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas vijon të jetë i bllokuar. Mijëra automjete kanë mbetur të izoluar në trafik,...

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

nga 27
15:25 | 01/02/2026
0

Një çift bashkëshortësh, të cilët administrojnë një qendër trajnimi për qen, janë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, për...

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

nga 27
15:21 | 01/02/2026
0

Torino u rikthye te fitorja në kampionat pas katër humbjeve radhazi, duke mposhtur Lecce-n me rezultatin minimal 1-0 në një...

Para
Kush është 44-vjeçari që u vra në Peqin, shoku e qëlloi pas një konflikti për motive të dobëta

Policia kontrolle me dronë e automjete pa logo, 15 drejtues mjetesh të arrestuar në 48 orë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –

16:15 | 01/02/2026
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –

15:55 | 01/02/2026
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

15:25 | 01/02/2026
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

15:21 | 01/02/2026
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

14:57 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • “Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –
  • “Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –
  • ‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –
  • Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –
  • Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –
  • Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –
  • “Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com