Vendimin për ish-prokuroren Rovena Gashi, e cila kërkonte rikthimin e saj në detyrë, duke pretenduar që vendimi i KPK-së ishte i padrejtë, është shtyrë nga Kolegji i Posatshëm i Apelimit.
Mësohet se shkak për këtë shtyrje është bërë fakti se Gashi po përfaqësohej nga e motra e saj, Ema Gashi, e cila është gjykatëse në Durrës.
Sipas KPA-së mbrojtja e saj nuk mund të bëhej, pasi kishte konflikt interesi. Mirëpo Ema Gashi në dalje të seancës u shpreh për mediat se KPA kishte shkelur në mënyrë flagrante ligjin.
Gashi bën me dije se çdo subjekt rivlerësimi ka të drejtë që të mbrohet nga persona që janë mbi 18-vjeç, dhe të aftë mendërisht.