Kryesia e Kuvendit të Kosovës, , ka vendosur që seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Haradinaj, do të mbahet nesër në orën 16:00.
Këtë e ka bërë të ditur kryeparlamentari Kadri Veseli, pas mbledhjes së sotme në një konferencë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë.
Veseli tha se emrat e ministrave do të bëhen publike shumë shpejt, duke theksuar se “kurrë këtë vend nuk do ta udhëheq Serbia”.