Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës këtë vit shkollor ka vendosur që për nxënësit e klasës së gjashtë deri në klasën e nëntë të shfrytëzohen tekstet e gjeneratës paraprake.
Ndërsa për nxënësit nga klasa e para deri në klasën e gjashtë edhe këtë vit do të bëhet sigurimi i teksteve falas.
Ministria e Arsimit ka vendosur që këtë vit të përpiqet të kursejë buxhetin duke shfrytëzuar tekstet e gjeneratës paraprake, prej klasës së gjashtë deri në të nëntën.
Ndërsa, prindërit në bashkëpunim me kujdestarët e klasave do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi për ruajtjen e teksteve për nxënësit e gjeneratave të ardhshme.
Prindërit e intervistuar u shprehen se ruajtja e teksteve për gjeneratat e ardhshme është një vendim i qëlluar, se në këtë mënyrë bëhet kursimi i fondeve për arsim.
Sipas Ministrisë së Arsimit, vendimi për ruajtjen e teksteve shkollore, përveç shmangies së keqpërdorimeve, kursimit të buxhetit, ka për qëllim edhe vetëdijesimin e nxënësve për rëndësinë e librit.
/rtk/