Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kosovë/ Kërkoi nga qytetari 25 mijë euro, arrestohet zyrtari i policisë

Nga Ejona 0

Një zyrtar i policisë së Drejtorisë së Mitrovicës së Veriut ka rënë në pranga pasi akuzohet se ka kërkuar 25.000 euro nga një qytetar për t’i mundësuar transferimin e pajisjeve të një fabrike nga komuna e Zveçanit në komunën e Graçanicës.

Hetuesit e IPK-së kanë filluar ndërmarrjen e veprimeve hetimore që ka përfshirë grumbullimin e informacioneve shtesë në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë për punonjësin D.K., pjesëtar i Policisë së Kosovës.

IPK ka filluar hetimi penal me dyshimin se nga zyrtari policor janë kryer veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje e ryshfetit.

Bazuar në Kodin e Procedurës Penale hetuesit e IPK-së kanë siguruar urdhëresën për masa të fshehta nga Gjykata Themelore e Mitrovicës duke përfshirë këtu edhe masat e fshehta të hetimit respektivisht simulimit të veprës penale.

Gjatë arrestimit tek i dyshuari janë gjetur 12.500 euro, të cilat dyshohet që i ka pranuar nga ankuesi. Të dyshuarit të arrestuar nga hetuesit e IPK-së me vendim të prokurorisë i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej