Nga Uran Krasniqi
Kur u kthyem veç oxhaqet kishin mbetur,
çdo gjë tjetër ishte bërë shkrumb e hi,
çdo të thoshte një shpjegim s’kishim gjetur,
dhe udhëtuam për të shkuar në mitologji.
Thoshim Zoti vetë deshi që ne të ruhemi,
Zeus ishte dhe Promethe që zjarrin njeriut i dha,
s’kishte dashur se s’kishte dashur të shuhemi
dhe oxhaqet e shtëpive tona si shenja i la.
P.S. Kjo më lart ishte një përpjekje për të thënë diçka lidhur me përshtypjen që na bënë oxhaqet e mbetura në këmbë në shtëpitë e djegura më 1999.