Me 67 vota pro, një kundër dhe një abstenim Kuvendi i Kosovës ka votuar rezolutën për unifikimin e pikave doganore mes Kosovës Shqipërisë.
Visar Ymeri, deputet i PSD-së, si propozues i debatit parlamentar në seancën e një dite më parë tha se unifikimi doganor nuk e arriti asnjëherë qëllimin dhe të dy vendet janë vonuar për rezultatet që do të sillte ky unifikim.