Krijuesit, performuesit si dhe për punonjësit profesional të trashëgimisë kulturore në Kosovë do të marrin dy-fishin e rrogës.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka mirëpritur sot në kabinetin e tij disa krijues, performues dhe punonjës profesional të trashëgimisë kulture për të ndarë së bashku lajmin për nënshkrimin kontratave të reja.
“Nga sot, krijuesit dhe performuesit e kulturës si dhe punonjësit profesional të trashëgimisë kulturore morën pagat e tyre me rritje prej 50%.
Solemnisht, punonjësve të institucioneve të kulturës dhe të trashëgimisë ua dorëzova kontratat e reja të punës, sipas rregullores së re e cila parasheh rritjen e pagave për këto kategori.
Urime për të gjithë krijuesit, performuesit dhe punonjësit e trashëgimisë kulturore! KG”, shkruan Gashi.