Është mbyllur pjesa e parë, në miqësoren mes Kosovës dhe Letonisë, me rezultatin 2-2. Në minutën e 11-të, shënuan miqtë me Kluskins, por pas 2 minutash Rrahmani barazoi rezultatin.
Në të 30-tën, një gafë e Ujkanit i dha mundësinë miqve të shënonin golin e dytë, por në minutat e fundit, ishte Muriqi ai që barazoi shifrat në 2-2.
45’ Kosova shënon golin e dytë dhe të barazimit, me Vedat Muriqin. Goli erdhi përsëri pas një goditje me kokë, pas harkimit nga goditja e këndit.