Kosova/ Në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova/ Në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

13:20 | 28/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –

Pacientët nuk po rimbursohen –

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Gjykata Kushtetuese pritet që gjatë së enjtes ose së premtes ta publikojë vendimin e saj pro ose kundër, lidhur me dekretin e presidentit për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Ka mbetur vetëm edhe një ditë deri në afatin e fundit (29.05) që ia dha vetes Gjykata Kushtetuese për ta publikuar vendimin e saj nëse ka të drejtë ose jo presidenti i Kosovës që dekretoi Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, për ta formuar qeverinë e re të Kosovës. Qeveria e Albin Kurtit nga Vetëvendosje që doli e para në zgjedhjet e fundit, u rrëzua me një mocion mosbesimi në parlament nga 2/3 e deputetëve, mocion i inicuar nga LDK, që ishte partnere në koalicion me VV.

Akuza të ndërsjella

Vetëvendosja nuk po pajtohet që dikush tjetër pos partisë që doli e para në zgjedhje ta formojë qeverinë, ndërsa po kërkon zgjedhje të reja. Diskursi politik ndërmjet Vetëvendosjes dhe presidentit ditëve të fundit është ashpërsuar, duke e akuzuar njëri tjetrin për joligjshmëri në veprimet e ndërsjella dhe duke deklaruar secili në mënyrën e vet se Gjykata Kushtetuese do t’i japë të drejtë. Këto deklarime publike Gjykata Kushtetuese i ka quajtur presion ndaj saj dhe i ka kërkuar presidentit Thaçi dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të mos e paragjykojnë vendimin e saj. “Gjykata Kushtetuese po ndjek me shqetësim diskursin publik kërcënues që po zhvillohet ditëve të fundit nga Presidenti dhe Kryeministri në detyrë, si dhe bartës të tjerë të funksioneve institucionale dhe politike, të cilët duke akuzuar njëri-tjetrin për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese nga pala tjetër, po mundohen të ndikojnë apo paragjykojnë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e dekretit të Presidentit për caktimin e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re”, thuhej në një reagim të mëparshëm të Gjykatës.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet

Shumica e udhëheqësve politikë dhe institucionalë tashmë janë deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet cilidoqoftë ai. Në këtë linjë edhe ambasada amerikane në Prishtinë, është deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet nga secila parti dhe secili institucion në vend, duke theksuar se “respektimi i vendimeve gjyqësore nuk është opsion, por është çështje kyçe për demokracinë kosovare”. “Ashtu siç edhe ka nënvizuar me parë ambasada, ne besojmë se është kyçe për demokracinë kosovare që të gjitha partitë dhe institucionet të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, është deklaruar nga ambasada amerikane në Prishtinë.

Presidenti Thaçi në një takim me ambasadorin amerikan, Philip Kosnet në Prishtinë, (13.02.2019)

Qeveria e Kosovës me kryeministër Albin Kurtin, ku ishte pjesë e saj edhe LDK, u rrëzua me mocion mosbesimi më 25 mars, mocion ky i iniciuar nga vetë LDK, pas përplasjeve dhe mospajtimeve që kishin me Vetëvendosjen dhe liderin e saj Albin Kurti. Ky i fundit, pas rrëzimit të qeverisë së tij në parlament po vazhdon të kërkojë zgjedhje të reja, ndërsa tentimin për krijimin e një qeverie të re pa partinë fituese në këtë rast Vetëvendosjen po e cilëson antikushtetues.

E në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, lëvizja Vetëvendosje për datën 28.05 pasdite, organizon një siç e quajnë ata një “performancë”, në sheshet kryesore të Prishtinës apo një “provë”, për protestë me një pjesëmarrje të paralajmëruar prej 3500 deri në 5000 veta. Ky tubim mundësohet pasi qeveria në detyrë nga sot hoqi kufizimet e liririsë së lëvizjës për gjithë ditën dhe ditëve në vijim, gjithnjë duke kërkuar nga qytetarët që në çdo tubim të respektohen masat siç janë ruajtja e distancës dhe vendosja e maskave mbrojtëse. /DW

Etiketa: dekreti i presidentitGjykata KushtetueseKosovakrijimi i qeverisë së re në Kosovë

Të Lidhura

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –

nga 27
20:09 | 01/02/2026
0

Inter nuk fal në transfertën e Cremoneses. Zikaltërit fitojnë 0-2, në sfidën e luajtur në Stadio Giovanni Zini (Cremona). Ekipi...

Pacientët nuk po rimbursohen –

Pacientët nuk po rimbursohen –

nga 27
19:55 | 01/02/2026
0

Ministria e Shëndetësisë ka ndërhyrë në çmimet e barnave në mënyrë të paprecedentë. Për disa barna me përdorim të gjerë,...

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

nga 27
19:35 | 01/02/2026
0

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

nga 27
19:15 | 01/02/2026
0

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Para
U nis drejt Tiranës, rikthehet në Spitalin e Durrësit e moshuara e infektuar me koronavirus

Bie numri i të shtruarve tek Infektivi, si paraqitet gjendja e mjekëve të prekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –

20:09 | 01/02/2026
Pacientët nuk po rimbursohen –

Pacientët nuk po rimbursohen –

19:55 | 01/02/2026
Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

19:35 | 01/02/2026
Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –

19:15 | 01/02/2026
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –

19:05 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –
  • Pacientët nuk po rimbursohen –
  • Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera –
  • Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre… –
  • Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A –
  • Pacientët nuk po rimbursohen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com