Mediet serbe sot kanë zbërthyer Raportin e Progresit të Komisionit Europian rreth atyre që Serbia duhet të bëjë për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit në BE. Në mesin e shumë kushteve Kosova gjendet në krye të listës së gjatë.
Sipas asaj që përcjell “veçernje novosti”, Serbia duhet të bëjë përpjekje shtesë në implementimin e marrëveshjeve të arritura me Kosovën për energjetikë, për urën në Mitrovicë, menaxhimin e përbashkët të pikave kufitare, njohjen e diplomave dhe të kontribuojë në krijimin e kushteve që do të shpien në normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën e që do të definohet me një marrëveshje detyruese juridike.
Iniciativa e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për dialogun ndërserb për Kosovën është vlerësuar në Raport.