Gazetarja 40-vjeçare Suela Musta, anëtare e AMA-s është lënë sot nga Gjykata e Elbasanit nën masën arrest shtëpie pasi akuzohet për korrupsion për shkak të dhënies së një licence sipas policisë në kundërshtim me ligjin.
Masa e sigurisë për të arrestuarit e tjer
Endri Çopja, 30 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan
Për Andrea Nathanaili, 67 vjeç, arrest me burg ,lindur Sarandë dhe banues në Tiranë
Për Suela Musta, 40 vjeç, arrest shtepie,lindur dhe banues në Tiranë
Për Izmir Hajdari, 51 vjeç, arrest me burg lindur dhe banues në Tiranë
Për Artan Drazhi, 34 vjeç, arrest me burg lindur dhe banues në Elbasan
Operacioni “Krasta” u finalizua pas disa viteve hetime dhe përgjimesh nga të cilat u mundësua dokumentimi edhe i tri ngjarje kriminale të ndodhura vite më parë në Elbasan ku implikohen edhe pjestarë nga fisi Çapja për hakmarrjet me familjen Mema dhe gjithashtu u zbulua dhe goditet edhe një rast korrupsioni i kryer nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive, duke vënë në pranga 7 persona, mes të cilëve dy gazetarë duke sjellë arrestimin e tyre.
Gjatë operacionit të koduar “Krasta” u arrestua Florenc Çapjajt, një emër i ky i njohur në botën e krimit, dhe 9 personave të tjerë. Ai u prangos për akuzën e tentativës së vrasjes të ndodhur 13 vite më parë në qytetin e Elbasanit të ish-policit Fadil Mema.