“Korrigjimi i kufijve”, Thaçi: Askush s’më kap dot për hunde – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Korrigjimi i kufijve”, Thaçi: Askush s’më kap dot për hunde

20:02 | 06/10/2018
në Shqiperi
0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për mediat ka folur mbi zhvillimet më të fundit në vend. Në fjalën e tij, i pari i Kosovës, Thaçi ka folur mbi procesin e liberalizimit të vizave dhe për finalizimin e dialogut me Serbinë, i cili mbahet në Bruksel.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Thaçi është shprehur se në asnjë rrethanë nuk do të ketë kufij etnik, por korrigjim të kufijve dhe bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën.

“Kosova dhe institucionet e saj kanë plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme në legjislacion, ekonomi apo politikë dhe është e domosdoshme që edhe në fazën tjetër të jemi të bashkuar në procesin në të cilin ndodhet tani Kosova, në dialogun me Serbinë. Marrëveshja paqësore Kosovë -Serbi i hap vendit rrugë të sigurt për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB. Prandaj s’ka arsye të kemi hezitim nga ky proces. Në asnjë rrethanë nuk do të ketë kufij etnik. Do të ketë korrigjim të kufijve dhe bashkim të Luginës me Kosovën. Askush nuk mund të më kap për hunde dhe as nuk e kapi askënd, kam bashkëpunim të mirë me të gjitha partitë”, tha Thaçi.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve, shkruajnë mediat kosovare.

“Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për ‘korrigjimin e kufirit” që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

SHBA dhe BE nuk e kanë kundërshtuar idenë, por kanë kërkuar mos cenonte stabilitetin e Ballkanit, ndërsa Gjermania dhe Britania janë pozicionuar kundër.

Jemi në hapat e fundit të procesit të transformimit dhe këta hapa si gjithmonë do të bëhen në mënyrë graduale në bashkëpunim me NATO-n, SHBA dhe partnerët strategjikë.Mbrëmë kam zhvilluar një takim me kryesuesin e komisionit për punë të jashtme në parlamentin evropian dhe biseduam për anëtarësimin e Kosovës në BE.Procesi i liberalizmit të vizave duhet të ndodh tani dhe pa asnjë vonesë tjetër, në të kundërtën ky proces i stërzgjatur e humb kuptimin e vet.

Çelësi i Kosovës është uniteti politik dhe këmbëngulja e aspiratave politikë. Kosova dhe institucionet e saj kanë plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme në legjislacion, ekonomi apo politikë dhe është e domosdoshme që edhe në fazën tjetër të jemi të bashkuar në procesin në të cilin ndodhet tani Kosova, në dialogun me Serbinë.

Ftoj të gjitha partitë politike kosovare të pozitës dhe opozitës të bashkohen rreth një platforme dhe të marrin pjesë të gjithë pa dallim. Interesi përbashkët i Kosovës mbrohet vetëm me pjesëmarrje të përgjegjshme, konstruktive me pjesëmarrje në dialogun në Bruksel. Marrëveshja paqësore Kosovë -Serbi i hap vendit rrugë të sigurt për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB. Prandaj s’ka arsye të kemi hezitim nga ky proces.

Parlamenti evropian do të mirëpres marrëveshjen eventuale mes dy shteteve që nënkupton njohjen reciproke, që të jetë obligueshme ligjërisht në rrafshin ndërkombëtarë për t’i hapur rrugë Kosovës për anëtarësim në organizata të mëdha. Në asnjë rrethanë nuk do të ketë kufij etnik. Do të ketë korrigjim të kufijve dhe bashkim të Luginës me Kosovën. Askush nuk mund të më kap për hunde dhe as nuk e kapi askënd, kam bashkëpunim të mirë me të gjitha partitë.Falënderoj Veselin që ka mbledhur sot partitë politikë dhe çdo nismë të tyre do ta mbështes”, shtoi Hashim Thaçi.

Etiketa: Hashim Thacipresidenti i Kosoves

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Indinjohet Saimir Çili: Ditë zie për muzikën shqiptare, që po e përdhunojnë (Film)

Indinjohet Saimir Çili: Ditë zie për muzikën shqiptare, që po e përdhunojnë (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Parashikimi i motit për sot, 9 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026 –

07:39 | 07/04/2026
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

23:31 | 06/04/2026
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

23:09 | 06/04/2026
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

22:59 | 06/04/2026
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

22:13 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026 –
  • Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –
  • Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –
  • Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –
  • Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –
  • Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026 –
  • Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com