Të shumta kanë qenë thirrjet e kryeministrit, Edi Rama për shqiptarët që të qëndrojnë në shtëpi në këto momente kur vendi është prekur nga Covid-19.
Pavarësisht dëshirës shumë shqiptarë e kanë të pamundur izolimin në shtëpitë e tyre sepse janë të detyruar të punojnë pavarësisht situatës.
Një qytetar nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale i ka bërë apel qeverisë se për shkak të vetizolimit ai nuk ka ushqim për të ngrënë në shtepinë e tij prandaj i bën thirrje shtetit Kryeministri Rama për të marrë masat për çdo shtresë popullsie.