Koronavirusi/ Kisha katolike: Qeveria duhet të kujdeset për qytetarët që jetojnë në kushte më të rënduara – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirusi/ Kisha katolike: Qeveria duhet të kujdeset për qytetarët që jetojnë në kushte më të rënduara

14:36 | 29/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ipeshkvijtë e Kishës katolike në Shqipëri u mblodhën ditën e hënë në një takim të jashtëzakonshme në Shkodër për të diskutuar rreth situates së krijuar nga Koronavirusi dhe ecurinë e kësaj situate.

Kisha katolike bën me dije se pandemia ka thelluar më shumë varfërinë e familjeve tashmë të varfra e ka krijuar varfëri të reja në pragun e mbijetesës.

Gjthashtu Kisha Katolike i bën thirrje qeverisë të kujdeset për qytetarët e saj që jetojnë në kushte më të rënduara ekonomiko-shoqërore.

Read more

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Deklaratë për shtyp

Të hënën 27 prill, Ipeshkvijtë e Kishës katolike në Shqipëri, me rastin e festës së Zojës së Këshillit të Mirë kanë kremtuar meshën në Shenjtëroren e saj në Shkodër. Më pas u mblodhën në një takim të jashtëzakonshme në Fshatin e Paqes (Shkodër) për të diskutuar rreth situates së krijuar nga Koronavirusi dhe ecurinë e kësaj situate.

Gjatë mbledhjes u fol rreth disa argumenteve që kanë të bëjnë me çështjet baritore dhe jetën e Kishës katolike, si edhe për disa tema që kanë të bëjnë me gjithë shoqërinë shqiptare, në këtë kohë pandemie. U pa e arsyeshme të bëhen publike disa mendime të kësaj Konference në lidhje me disa nga këto tema, sikurse janë rëndësia e jetës dhe e shëndetit, situata ekonomiko-sociale e familjeve shqiptare dhe ushtrimi i kultit, në këtë kohë pandemie.

Së pari rëndësia e jetës dhe e shëndetit.

Kisha katolike, qysh në fillim të periudhës së izolimit, për shkak të pandemisë, e pa të arsyeshme që e mira e jetës dhe e shëndetit të tutelohet e prandaj u bashkëpunua pa ngurrim me organet përkatëse duke i pezulluar veprimtaritë tona liturgjike dhe baritore.

Në këtë situatë kemi sakrifikuar shumë gjëra për ta mbrojtur jetën njerëzore: shumë vende pune, turizmin, si edhe kremtime fetare.  Por duam gjithashtu të theksojmë se jeta e shëndeti duhet të ruhen në të gjitha stadet e jetës së njeriut, nga ngjizja deri në vdekje e fatkeqësisht ka edhe “pandemi” që vrasin çdo ditë shumë jetë njerëzish me anë të abortit.

Duke vlerësuar shumë punën e të gjithë atyre që janë të angazhuar në fushën shëndetësore, duhet të konstatojmë se strukturat spitalore në vendin tonë kanë ende nevojë të përmirësohen.Ndaj është detyrë e organeve kompetente të shtojnë kujdesin ndaj këtyre strukturave, sikurse janë spitalet dhe klinikat e ndryshme në vendin tonë. Jeta dhe shëndeti kanë rëndësinë e tyre jo vetëm në momente të veçanta, sikurse është një pandemi, por gjithmonë dhe për të gjithë njerëzit e të sëmurët. Gjithashtu kujdesi ndaj stafit mjekësor që janë në përballje direkte me sëmundjen dhe tamponet në gjurmimin e sëmundjes do të ishin një vlerë e shtuar në këtë sfidë që po kalon vendi ynë.

Jemi të shqetësuar gjithashtu për shëndetin psiko-shpirtëror të njerëzve, të situatës së këtij shëndeti nëpër familje dhe tek individë tëtë gjitha moshave dhe që është rënduar akoma më shumë për shkak të situates së krijuar nga izolimi dhe varfëria ekonomike në këtë kohë. Duhet menduar urgjentisht nga ana e të gjithëve për ofrimin e asistencës për këto raste të cilat ka gjasa të shtohen gjithnjë e më shumë, duke prishur kështu ekuilibrat brenda familjeve dhe në shoqëri.

Së dyti situata ekonomiko-sociale e shumë familjeve.

Kemi konstatuar gjatë këtyre ditëve, qoftë personalisht e qoftë nëpërmjet operatorëve tanë në terren, se situata ekonomike e shumë familjeve është shumë e rënduar. Sa kemi pasur mundësi, në zonat që mbulojmë, kemi qenë pranë këtyre familjeve, sidomos atyre me situata më ekstreme, por e shohim se asistenca nëpërmjet ndihmave nuk është zgjidhje. Pandemia ka thelluar më shumë varfërinë e familjeve tashmë të varfra e ka krijuar varfëri të reja në pragun e mbijetesës. Kjo punë nuk bëhet nëpërmjet portaleve e as me bamirësi, por me një program të qartë subsidarieteti për familjet më në nevojë. E kjo është punë e qeverisë e cila duhet të kujdeset për qytetarët e saj që jetojnë në kushte më të rënduara ekonomiko-shoqërore.

Shohim se shumë familje e fëmijë kanë vështirësi në ndjekjen e kurseve të shkollës online, sidomos në fshatrat e thella. Çdo fëmijë duhet të ketë të drejtën e arsimimit e garantuar nga Kushtetuta dhe t’i krijohen mundësi reale për ushtrimin e kësaj të drejte.

Së treti rifillimi i veprimtarive fetare.

Për sa i përket rifillimit të veprimtarive fetare në Kishën Katolike u morën në shqyrtim mundësitë e krijuara nga hapat e ndërmarra nga organet kompetente dhe u vendos për një veprim gradual duke respektuar të gjithë hapat e nevojshëm. Do të punohet, në dialog  me famullitarët dhe operatorët e tjerë kishtarë, si dhe në respektim të rregullave të vendosura për distancimin fizik, se cilat aktivitete mund të fillojnë e cilat jo.

Ne shprehim nga ana jonë gatishmërinë të bashkëpunojmë brenda mundësive tona që kjo kohë të kthehet në një kohë përkujdesjeje dhe shërbimi, një kohë e artë solidariteti dhe subsidariteti, sidomos me shtresat më në nevojë. Një logjikë solidariteti duhet të jetë revolucioni i vërtetë që ndodh në këtë situatë, në mënyrë që shoqëria jonë të konfigurohet si e tillë e të ketë në themel të vetin këto vlera kaq të rëndësishme.

Ne vazhdojmë të lartësojmë lutjet tona drejtuar Hyjit dhe Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtores së Shqipërisë, që të mund të përballojmë me durim, këmbëngulje dhe dashuri këtë situate të vështirë të krijuar nga Covid-19.

Zyra e shtypit e Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë

Etiketa: Ipeshkvijtë e Kishës katolike në ShqipëriKisha KatolikeKoronavirusirëndësia e jetës dhe e shëndetitrifillimi i veprimtarive fetaresituata ekonomiko-sociale

Të Lidhura

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Para
Kurbin/ Arrestohen 3 persona për dhunim ndaj efektivit të policisë

Vrasja e dyfishtë në Lezhë, jepet masa e sigurisë për autorin e dyshuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com