Qyteti i Korçës vijon të ketë probleme në qarkullimin rrugor
Reshjet e dendura të dëborës kanë mbuluar gjatë natës jo vetëm zonat rurale në Korçë por edhe rrugët brenda në qytet.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të pajisen më zinxhirë pasi përdorimi i tyre është i detyrueshëm.
Ndërkohë edhe qarkullimi në akset rrugore, Korçë-Ersekë-Leskovik, Korçë-Bilisht, Korçë- Voskopojë dhe Korçë-Dardhë janë të kalueshme me zinxhirë.