Një polic i caktuar për të ruajtur një qendër votimi në Dishnicë të Korçës ka vrarë veten me armën e shërbimit.
Inspektori Ameli Vila, 50-vjeçar nga Maliqi ishte caktuar në qendrën e votimit 3733 në një shkollë 9-vjeçare në Dishnicë.
Ngjarja ka ndodhur pasi gjatë një kontrolli nga patrulla e policisë, Vila nuk është gjetur në vendin e punës dhe pasi është rikthyer ka nxjerrë armën dhe është vetëqëlluar para kolegëve në oborrin e shkollës.