Korçë/ Përplasen dy makina në Bulevard, njëra përfundon brenda dyqanit – 27.al

Korçë/ Përplasen dy makina në Bulevard, njëra përfundon brenda dyqanit

Read more

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulevardin “Republika”, në Korçë, ku një prej mjeteve ka përfunduar në një dyqan.

Mësohet se në aksident u përfshinë dy mjete, ku si pasojë e përplasjes me njëri-tjetrën, njëri prej tyre devijoi duke u përplasur me fasadën e një dyqani. Nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale (dy mjetet dhe dyqani).

Ndërkohë përplasje ka shkaktuar panik të qytetarët dhe punonjësit e dyqaneve që ndodhen në këtë bulevard. Policia, e cila aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të Lidhura

Para

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *