Një tjetër zjarr ka rënë në zonën e Korçës. Burimet bëjnë të ditur se flakët janë përhapur në një sipërfaqe me bimësi në Qafën e Qarrit në Mokër.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset, por terreni i vështirë në zonën e Mokrës e bën të pamundur ndërhyrjen.
Ndërkohë për zjarrin e rënë ditën e djeshme në fshatin Grabovicë, ka nisur procedimi penal për 50-vjeçarin N.B.