Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit Korçës këtë mëngjes, ku dy fëmijë dhe babai i tyre janë gjetur të varur në banesën e tyre.
Sipas të dhënave të para nga Policia e Korçës, babai 41-vjeçar Naum Toshi ka varur dy djemtë e mitur e më pas dhe veten.
Mësohet se viktima Toshi sapo ishte kthyer nga emigracioni dhe jetonte vetëm me dy djemtë, 4 dhe 6-vjeçarin që e shoqja e kishte pasur nga një martesë tjetër.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë dhe po punojnë për zbardhen e plotë të kësaj tragjedije.