Fillimi i festimeve të fundvitit e ka gjetur Korçën në një atmosferë të veçantë. Qytetarë korçarë por edhe vizitorë të mbledhur së bashku në shesh ndezën dritat festive të fundvitit duke numëruar mbrapsht me entuziasëm.
Filo: Është një ndriçim festiv që do të krijojë një atmosferë të gëzuar jo vetëm për banorët, por edhe për vizitorët.
Këtë muaj bashkia e qytetit juglindor, paralajmëroi një larmi aktivitetesh për t’i shtuar mikpritjes edhe atmosferën e ngrohtë festive.
Risi e atmosferës krijuar për festat e fundvitit në Korçë ishte dhe pista e patinazhit ndërtuar në fundin e pedonales tek sheshi i kullës Panaramike që do të shoqërojë atmosferën e festave gjatë gjithë periudhës, kur pritet që Korça të vizitohet nga shumë turistë vendas dhe të huaj.