• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kontrabanda/ Crown Agents: Në Shqipëri prodhohen cigare marke

19:39 | 15/02/2016
në Uncategorized
0

Në 2015 britanikët kanë bllokuar 5.5 ton gjethe duhani e duhan të grirë  

Kompania britanike Crown Agents e ka dhënë përgjigjen e saj për nivelin e lartë të kontrabandës së cigares në Shqipëri. Pas mbylljes së kontratës me qeverinë, kompania po mban premtimin e saj për të publikuar gjetjet e kryera sa kohë ajo asistonte doganat shqiptare.

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Duke qenë se mallrat e akcizës janë produkte më së shumti objekt i kontrabandës, britanikët e Crown Agents janë përqëndruar tek nafta, cigaret, birra e kafeja. Por produkti me rrjedhjen më të madhe në doganat shqiptare gjatë 2015 rezulton të kenë qenë cigaret.

Sipas Crown Agents në bashkëpunim me Doganat, Policinë e Shteti dhe Administratën Tatimore është organizuar një operacion i përbashkët në shkallë të gjerë për identifikimin e rasteve të prodhimit të paligjshëm të cigareve. Operacioni është zhvilluar në fund të muajit gusht 2015, në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat e tij, në më shumë se 8 zona të dyshuara si baza veprimtarie të jashtëligjshme. Ekspertët shqiptarë dhe ata të Crown Agents kanë hyrë “në 10 ambiente të përfshira në prodhimin tregtar të duhanit të jashtëligjshëm dhe cigareve, duke bllokuar mbi 5,5 ton gjethe duhani dhe duhan të grirë. Në një nga ambientet e dyshimta, përveç makinerive të përdorura për grirjen e duhanit, ekipi i Crown Agents zbuloi gjithashtu një fabrikë prodhimi të cigareve të jashtëligjshme, si edhe mbi 1 milion cigare marke, të paketuara në kuti, gati për t’u shpërndarë”, thuhet në publikimet e britanikëve.

Ekspertët përfshirë në operacionin e asaj kohe, kanë fulur për dekonspirim të këtij aksioni në fjalë, pasi sipas tyre, në afërsi të Shkodrës ishin identifikuar dy fabrika të paligjshme, por njëra prej tyre dyshohet se u transferua në një zonë tjetër në Shqipërinë së Mesme.

Vlen të theksohet se sasia e gjethes dhe e duhanit të grirë të zbuluar nga britanikët është më shumë se konsumi vjetor i Shqipërisë. Kjo le dyshime se fabrikat e paligjshme nuk punojnë vetëm për tregun e brendshëm. Në vitin 2015 doganat zhdoganuan 2287 ton cigare përkundër 4000 ton të zhdoganuar në vitin 2010, viti me zhdoganimet më të larta të cigareve. Përllogaritet që kontrabanda e cigareve i kushton buxhetit të shtetit e pakta 50 milion euro në vit.

Etiketa: Crown AgentsKontrabande cigaresh ne Shqiperi

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
Basha: deklarata e Ramës perversitet i skajshëm

Basha: Nuk hyjmë në zgjedhje me Ramën kryeministër

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ilir Daja flet për sfidën me Dinamon e Zagrebit: Presim një fitore… –

Ilir Daja flet për sfidën me Dinamon e Zagrebit: Presim një fitore… –

14:09 | 01/10/2023
Nëse më donte të vdekur do më… –

Nëse më donte të vdekur do më… –

14:07 | 01/10/2023
Egnatia vs Teuta, ja formacionet zyrtare –

Egnatia vs Teuta, ja formacionet zyrtare –

14:01 | 01/10/2023
Banda e Laert Haxhisë, lihen në burg 11 të arrestuarit –

Banda e Laert Haxhisë, lihen në burg 11 të arrestuarit –

13:51 | 01/10/2023
A e dini kush është Alban Ramosaj, ai që ***** në… (VIDEO) –

A e dini kush është Alban Ramosaj, ai që ***** në… (VIDEO) –

13:43 | 01/10/2023

Më Të Lexuarat

  • Ilir Daja flet për sfidën me Dinamon e Zagrebit: Presim një fitore… –
  • Nëse më donte të vdekur do më… –
  • Egnatia vs Teuta, ja formacionet zyrtare –
  • Banda e Laert Haxhisë, lihen në burg 11 të arrestuarit –
  • A e dini kush është Alban Ramosaj, ai që ***** në… (VIDEO) –
  • Politikani pro-rus Roberto Fico fiton zgjedhjet në Sllovaki –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ilir Daja flet për sfidën me Dinamon e Zagrebit: Presim një fitore… –
  • Nëse më donte të vdekur do më… –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com