Vesi del me shpirtin. Kështu thotë një fjalë e Shqipërisë së Mesme. Por, në disa vende të botës ta mëkosh vesin do të thotë të luash me kokën. Në Arabinë Saudite nëse përpiqesh të fusësh alkol i ke hapur vetes telashe të mëdha.
Megjithatë “trimat” e kontrabandës nuk mungojnë as këtu.Persona të caktuar i janë nënshtruar rrahjeve me kamzhik, por edhe i kanë thënë burgut hapu.
Megjithatë, tundimi dhe fitimet janë të mëdha, sepse në tregun e zi në Arabinë Saudite një shishe me pije alkolike blihet si frëngu pulën.
Më poshtë janë disa foto të marra nga disa tentative të dështuara të kontrabandistëve në doganat e Arabisë Saudite.