Kontejneri me 119 kg kokainë, gjykata lë të lirë tre të arrestuarit

0
118

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në arrest shtëpie Bujar Qyrkun, Julian Mehorin dhe Lavdosh Zerbajn, dy agjentët e AKU dhe agjentin doganor, të cilët u vunë në pranga pas kapjes së kontejnerit me 119 kg kokainë mes bananeve në Vaqarr.

Agjenti doganor Julian Merhori dhe inspektori i AKU-së Bujar Qurku, të cilët u arrestuan pak ditë më parë, mësohet se i kanë firmosur shkresat për ngarkesën në fjalë përpara se ajo të mbërrinte në Portin e Durrësit. Në shkresa tregohet se 20 tonë me banane kanë hyrë më 25 dhjetor, ndërsa për to është firmosur nga punonjësit e portit para se ngarkesa të mbërrinte në port.

Ndërkohë, janë sekuestruar te gjitha kamerat e sigurisë që ndodhen në portin e Durrësit dhe po bëhet kqyrja e tyre që nga dita kur aty ka mbërritur kontenieri. Sasia e kokainës u kap në datë 30 dhjetor në kontenierin e një kompanie bananesh në Vaqarr. Ai kishte ardhur nga Ekuadori dhe kishte kaluar tranzit në Itali për të mbërritur pastaj në Durrës. Deri më tani në burg janë 3 persona, Marson Murataj, Gëzim Kalaja, Hasan Saliu.

Murataj është administrator i firmës “Bana-King” që importon fruta, kryesisht banane nga vendet e Amerikës Latine, Gëzim Kalaja dhe Hasan Saliu janë shoferë të kompanisë në fjalë që janë lënë në burg pas sekuestrimit të 119 kilogramëve kokainë në magazinat e biznesit. Për tre të arrestuarit pasi ka dyshime të forta se kjo kompani është e përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike që ishte nisur nga Ekuadori bashkë me bananet.