Një ngjarje e rëndë raportohet që të ketë ndodhur në zonën e Maqellarës në Dibër. Si pasojë e një konflikti në familje një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur. Viktima mësohet se është vrarë brenda në banesë nga të afërm të nuses së tij.
Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në fshatin Topojan.
Raportimet e para janë se viktima i ka prerë fillimisht veshët vëllait të nuses dhe më pas është qëlluar nga të afërmit e tjerë të saj. Ai është qëlluar me sende të forta pas koke, ndërsa ende nuk bëhen me dije detaje të tjera lidhur me identitetin e viktimës dhe të plagosurit.