Gjirokastra është futur për herë të parë në hartën Covid. Burimet bëjnë të ditur se rasti i parë me Covid-19 në Gjirokastër është një burrë.
Ky i fundit ishte i shtruar në QSUT në Tiranë, pasi ishte me hepatit C dhe në ambientet e spitalit është infektuar me Covid-19.
Raportohet se një rast i ri është konfirmuar në Vlorë, duke e futur qytetin pas shumë javësh sërish në hartën Covid.