Në Durrës janë konfirmuar edhe katër raste të tjera me koronavirus. Mësohet se rastet janë një në Sukth dhe tre në Durrës.
Raportohet se të gjitha janë raste nga zinxhiri i kontakteve.
Të infektuarit e radhës, janë zbuluar me anë të hetimit epidemiologjik, ndërsa tamponi u është marrë ditën e djeshme. Sot u regjistrua gjysma e numrit të rasteve, pasi ditën e djeshme u regjistruan tetë të infektuar.