Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë, është paraqitur në SPAK, bazuar në vendimin e GJKKO-së, ku përcakton se çdo të premte në orën 15:30 ai duhet të paraqitet para oficerit të Policisë Gjyqësore.
Beqaj është vendosur nën hetim për koncensionin e sterilizimit. Ndaj Beqajt janë vendosur dy masa sigurie: detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes nga vendi.
Sipas gjyqtarit të GJKKO-së, Erion Bani, ish-ministri Ilir Beqaj ka konsumuar edhe veprën penale të falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve, duke evidentuar se këto vepra parashikojnë dënimin deri në 7 vite burg.
Sipas Gjykatës, Beqaj rezulton personi kyç në kryerjen e procedurave dhe nuk lë pa përmendur duke cituar bazën ligjore përkatëse, se për këto vepra lënia me masë sigurie më të butë se “Arresti në burg”rrezikon prishjen e hetimeve apo shmangien e ballafaqimit me drejtësinë. Beqaj pritet të paraqitet sot në BKH në oren 15:30, në bazë të vendimit të gjykatës.