Komuna e Vitit në Kosovë ka nderuar me titullin “Qytetar nderi” ish-presidentit e Shqipërisë, Bujar Nishani.
Nishani shpreh falenderimet e tij dhe mirënjohjen për këtë respekt:
“Falenderoj me mirënjohje të gjitha autoritetet përfaqësuese të komunës Viti në Kosovë për akordimin e titullit “Qytetar Nderi” duke më nderuar pa masë.
Përulem me respektin më të thellë ndaj qytetarëve të Viti-së për mikpritjen dhe miqësinë e ofruar veçanërisht në një ditë siç ishte ajo e çlirimit të kësaj zone, e cila nderohet veç të tjerash edhe për hapjen e të parës mësonjëtore shqipe në tërë Kosovën. Zoti e bekoftë Vitinë dhe të gjithë Kosovën!”, përfundon Nishani.
Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shihen nafta dhe benzina –
Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve këtë të martë në vend. Bëhet me dije se nafta është ulur me...








