Komshiu spiun – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komshiu spiun

11:07 | 24/02/2018
në Uncategorized
0

Nga Edison Ypi

Nuk kishe mënyrë për t’i shpëtuar vigjilencës së komshiut. Sado me kujdes t’i ngjisje ose zbrisje shkallët, në momentin kur ndodheshe përballë derës së tij, dilte komshiu me surrat të brengosur sikur thoshte; Prisja një mysafir. Më doli para surrati yt që po më përgjon pas dere.

Të shpresoje të hyje në shtëpinë tënde me një mikeshë pa të parë komshiu, ishte ëndërr e çmendur, më e pamundur se të shkoje në Hënë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Pavarësisht se kush trokiste në derën tënde, nëna, motra, vëllai, një mysafir, një mik, më nuhatës se një qen kufiri, i pari që hapte derën, nuk ishe ti por komshiu me shkumë rroje në fytyrë, duke u mbllaçitur, duke mbërthyer kopsat e pantallonave, a duke mbërthyer rripin e mesit.

I tmerruar nga përfytyrimi se komshiu mund të bënte të njëjtën gjë, ti nuk hyje kurrë në apartamentin e komshiut. Kujdes i tepërt. Komshiu gjithmonë e gjente një mënyrë për të hyrë në shtëpinë tënde.

Ngaqë komshiu s’kishte asgjë për të fituar, asgjë për të humbur, asgjë për të ndarë, gruaja e komshiut s’kishta asnjë arsye për të mos mbetur vazhdimisht shtatzanë. Kur ndodhte që numuri i kalamajve të komshiut kalonte masën kritike dhe shtatzania e rradhës konsiderohej e tepërt, andej nga muaji i gjashtë a i shtatë i shtatzanisë, komshiu gjente një xherahe për t’ja nxjerrë gruas fetusin me çengela hekuri mes ulurimash.

E vetmja manovër për ta paksuar disi kuriozitetin e sëmurë të komshiut, ishte të hiqeshe sikur s’kuptoje, të bëje rolin e budallait. Çmenduria e vetshpallur e zbaviste. Megjithatë përmbahej. I frigej ndonjë të keqeje të paparashikueshme që mund t’i vinte nga sjellja e çuditëshme e dikujt që edhe pse s’është i çmendur preferon të jetë.

Në kushtet e pamundësisë absolute për të jetuar më mirë, për të pasur më tepër, për të ngrënë, për t’u veshur e mbathur, kur i mungonin të dhënat e sigurta, imagjinata e komshiut më e papërmbajtur se e Ajnshtajnit kombinohej me aftësinë e tij rrëfyese më të fuqishme se të Tolstoit.

Komshiu kishte dëshirë të papërmbajtur të kishte një Kanoçe. E dije që për Kanoçe komshiu nuk të spiunonte. Megjithatë nuk guxoje t’ja bëje. Ndërlikimet që mund të vinin nga paqëndrueshmëria e komshiut të pengonin.

Të kishe komshi një mediokër që kishte lexuar vetëm “Shvejkun” dhe “Tre Shokët” dhe të shurdhonte me dromca për të vjellë, nuk ishte fat, ishte fatkeqësi. Gjysmaku e hidhte aq përpjetë sikur nuk ishit njësoj komshinj të dy, por vetëm ti komshiu i tij.

Vështirë t’i bëje ballë zellit të komshiut për të bërë të ditur hollësira nga jetët e të tjerëve. Të bëje sikur për jetët e të tjerëve nuk ishe i interesuar, për komshiun ishte krejt e pabesueshme, dhe fillonte dyshonte, niste thurte një mesele inekzistente për ty.
Të tregoje interesim ndaj thashethemeve të komshiut, por të hiqeshe sikur nuk kuptoje, mund të ndodhte që ta besonte për një çast, dhe përjetoje një moment euforik. Por pas pak komshiu vinte në vete. Çfarë do ndodhte më pas nuk mund ta gjeje dot në asnjë llum kafeje.

Për të krijuar një farë sigurie që komshiu të mos të spiunonte, mund të gjeje ndonjë mënyrë të tërthortë, për shembull duke i bërë të ditur në ndonjë mënyrë ta vinte pak dorën në zemër, të ishte pak i mëshirshëm. Prekej disi. Sipas komshiut, përderisa ai vetë ishte spiun, nuk mund të mos ishin spiunë dhe gjithë të tjerët.

Të kishe durim ta dëgjoje, komshiu të shpjegonte fije për pe nga stërgjyshi i tij tek e ardhmja e ndritur kur nën udhëheqjen e partisë revolucioni proletar do triumfonte, klasat do zhdukeshin, e të tjera e të tjera. Ta kundërshtoje sadopak komshiun për të tilla, ishte një nga mënyrat për t’i thënë burgut hapu.

Komshiu, ky fatalitet i mënxyrshëm prej të cilit nuk shpëtoje dot asnjë çast, bërtiste; Jam puntor, jam proletar, bota më përket.
Kishte të drejtë komshiu. Ai të cilit bota dhe jeta nuk i përkisnin, ishte komshiu i komshiut.

https://www.facebook.com/edison.ypi/posts/10215930678564181

Etiketa: derëEdison Ypikomshiuliberproletarspiun

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
“Çamëria gjallë dhe në këmbë”, nis protesta te Ambasadat (Live)

"Çamëria gjallë dhe në këmbë", nis protesta te Ambasadat (Live)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –

10:00 | 11/01/2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –

09:28 | 11/01/2026
Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës –

Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës –

09:24 | 11/01/2026
Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier –

Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier –

09:16 | 11/01/2026
Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona –

Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona –

09:08 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –
  • Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –
  • Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës –
  • Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier –
  • Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona –
  • Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –
  • Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com