Komiteti për të Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme (LIBE) në Parlamentin Evropian, ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Me 30 vota për, 10 kundër dhe 2 abstenime, komiteti e ka kaluar çështjen e liberalizimit për kosovarët tek Parlamenti Evropian dhe Këshilli për Marrëveshje nder-institucionale për Liberalizim.
Vetëm një javë pas votimit nga ky Komitet, pritet që vendimi për liberalizimin e vizave për kosovarët të votohet përsëri nga Këshilli i Bashkimit Evropian, por tani në nivel të Ministrave të Brendshëm, që është edhe votimi përfundimtar.
Nëse nga këtu, ky proces merr dritën jeshile, gjatë periudhës nëntor – dhjetor, gjithçka mbetet është ceremonia e nënshkrimit dhe publikimi i vendimit në Fletoren Zyrtare dhe hyrja në fuqi e lirisë së lëvizjes.