Komisioni i Venecias rrëzon projektligjin e Qeverisë për tokat bujqësore – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komisioni i Venecias rrëzon projektligjin e Qeverisë për tokat bujqësore

17:31 | 03/10/2019
në Kryesore
0

Komisioni i Venecias ka hedhur poshtë projektligjin e Qeverisë për sa i përket tokave bujqësore dhe titujve të Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi, duke i sugjeruar Kuvendit që t’i bëjë draftit disa korrigjime. Mes vërejtjeve kryesore janë paqartësia dhe hapësira rregulluese që projektligji i lejon Qeverisë.

“Projektligjit në versionin e tij aktual i mungon qartësia dhe saktësia për shkak të mungesës së përkufizimeve dhe fuqisë rregulluese shumë të gjerë për Këshillin e Ministrave, mungesës së hapave themelorë proceduralë dhe afateve të përcaktuara qartë për mbajtësit e titujve.

Opinioni i Venecias që ka mbërritur tashmë në Tiranë ishte kërkuar nga kryeparlamentari Ruçi pas diskutimeve të forta që krijoi drafti i prezantuar nga Qeveria. Kuvendi kërkonte veçanërisht mendim nëse nenet 7 dhe 9 binin ndesh me të drejtat e njeriut dhe pikërisht këtu ekspertët e Venecias evidentojnë probleme”

Read more

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

“Ekziston një rrezik i lartë që p/ligji të mund të krijojë probleme pajtueshmërie me nenin 1 të Protokollit të Parë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe dispozita të tjera, si dhe me Kushtetutën shqiptare. Në veçanti, Nenet 7 dhe 9 të p/ligjit janë në thelb të paqarta dhe të pasakta, prandaj mbajnë një rrezik të lartë që zbatimi i tyre do të çojë në shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Për këto arsye Komisioni fton ligjvënësit shqiptarë të rishikojnë draftin dhe ofrojnë disa rekomandime”

REKOMANDIMET E KOMISIONIT TË VENECIAS

• Përcaktoni natyrën deklaruese të aktit të regjistrimit të titujve, veçanërisht AMTP, në projektligj.

• Të rishikojë nenet 7 dhe 9 dhe artikujt në lidhje me to, duke marrë parasysh që titujt bujqësorë në formën e AMTP si dhe përdorimi i vazhdueshëm i tokës me shpresën e ligjshme për t’u pajisur me AMTP përbëjnë pronë të mbrojtur sipas nenit 1 të protokollit 1 të KEDNJ.

• Të përcaktojë në vetë p/ligjin mangësitë që parandalojnë vërtetimin e AMTP-ve, si dhe të kufizojë hapësirat rregulluese në dispozicion të Këshillit të Ministrave në nivelin strikt të domosdoshëm.

• Të parashikohen në p/ligj afate të sakta për mbajtësit e titujve dhe hapat themelorë procedural, veçanërisht kur lidhen me transferimin e titujve të pronave bujqësore.

• Të përfshijnë në p/ligj përcaktimet thelbësore për titujt e pronave bujqësore.

• Të përcaktohen në p/ligj rregullat për paraqitjen e provave, aksesin në prova dhe të drejtën për t’u dëgjuar para vendimit të autoriteteve për të shpallur të pavlefshëm AMTP.

• Të zhvillohen konsultime publik me të gjitha palët e interesuara.

Gjatë takimeve në Tiranë, Komisioni thekson se është vënë në dijeni edhe mbi problemet e zbatimit të ligjit të vitit 2015 për kthimin dhe kompensimin e pronave.

CITIM Anëtarët e delegacionit krijuan përshtypjen se edhe pse kthimi në natyrë (i tokës në pronësi të mëparshme) është parashikuar në ligj, edhe kur ka qenë e mundur, institucionet përgjegjëse do të zgjedhnin më shumë opsionin e kompensimit, duke mbajtur shpesh tokën në dispozicion si pronë e shtetit për t’u përdorur për programet shtetërore.

Opinioni në fjalë pritet të miratohet nga Komisioni i Venecias në sesionin plenar të 11 tetorit, ku mazhoranca do të mbrohet me kreun e Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, ndërsa prezent do të jetë edhe kreu i Kadastrës, Artan Lame.

/a2cnn

Etiketa: keshilli i MinistraveKomisioni i Veneciastitujt e pronave bujqësoretokat bujqesore

Të Lidhura

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

nga 27
12:09 | 05/06/2026
0

FIFA vazhdon të sjellë risi për Kupën e Botës 2026 dhe një prej ndryshimeve më të mëdha do të prekë...

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

nga 27
12:04 | 05/06/2026
0

Deputetja e PD, Elda Hoti në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ka bërë publike të dhëna mbi...

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

nga 27
11:50 | 05/06/2026
0

Donald Trump do të ndihej “i nderuar” të takohej me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei. Presidenti amerikan tha...

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

nga 27
11:42 | 05/06/2026
0

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca gjyqësore në ngarkim të ish Presidentit...

Para
Ambasada Amerikane, 920 mijë USD për sistemin e burgjeve

Ambasada Amerikane, 920 mijë USD për sistemin e burgjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026
365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026
Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

11:50 | 05/06/2026
Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

11:42 | 05/06/2026
UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –

UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –

11:38 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –
  • Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –
  • UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –
  • Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shihen nafta dhe benzina –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com