Komisioni i Rithemelimit ka shpallur rezultatin zyrtar të zgjedhjeve për kryetar të PD që organizoi vetë, me kandidatët Sali Berisha dhe Ibsen Elezi. Në njoftimin e Rithemelimit, thuhet se Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në mbledhjen e radhës, në prani të përfaqësuesve të kandidatëve për Kryetar të PDSH-së, u bë hapja e kutive të votimit dhe marrja e procesverbaleve origjinale.
Nga verifikimi i tyre, KOKOE shpall rezultatin final të votimit për zgjedhjet për Kryetar të PDSH-së të zhvilluara në datë 22 maj 2022.
- Sali Berisha ka marrë 93.46% të votave.
- Ibsen Elezi ka marrë 5.8% të votave.