Komisioni i BE: Krishtlindjet ndryshe prej koronavirusit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komisioni i BE: Krishtlindjet ndryshe prej koronavirusit

14:45 | 29/10/2020
në Bota, Kryesore
0

Me paralajmërime për kohë të vështira presidentja e Komisionit të BE po i përgatit shpirtërisht europianët për kufizime që mund të zgjasin. Krishtlindjet sivjet do të jenë ndryshe dhe vaksina mund të dalë në prill 2021.

 “Gjendja prej pandemisë Corona është shumë serioze”, tha Ursula von der Leyen me vështrim drejt kameras. Konferenca virtuale e shtypit u zhvillua në Bruksel, qyteti, që aktualisht ka kuotën më të lartë të infeksioneve në mbarë Europën. Në valën e dytë të pandemisë, që e ka “mbërthyer keq” Europën, ka dy armiq, ndaj të cilëve duhet luftuar: vetë virusi dhe lodhja në rritje e europianëve, që duhet të përballojnë masat kufizuese prej koronavirusit. Von der Leyen u bëri thirrje europianëve, që të mos dorëzohen në luftën e tyre kundër pandemisë. “Do të zgjasë deri në prill 2021” derisa të mund të fillojnë aksionet e mirëfillta të vaksinimit, tha presidentja e Komisionit të BE-së, e cila vet është mjeke me profesion.

Më shumë koordinim

“Tani nuk është koha për t’u shpenguar”, tërhoqi vëvemendjen numri një i administratës së BE-së. Ndërkohë që shumë shtete të Europës sërish po aplikojnë ose po i intensifikojnë kufizimet e kontakteve, Ursula von der Leyen, apeloi që gjithkush duhet të japë kontributin e vet – që nga niveli lokal deri në nivelin europian. Shtetet e BE-së duhet t’i koordinojnë më fort se deri më sot masat mes tyre. Komisioni inisiston për standarde të unifikuara në masat e karantinës, do të preferohej një regjistër mbarëeuropian për kapacitetet e shtretërve në sektorin e mjekësisë reanimative. Ende jo të gjitha shtetet janë të gatshme të venë të dhënat në dispozicion të autoritetit të BE-së për epidemitë ECDC në Stokholm, thuhet në Komisionin e BE-së. Shtetet e BE-së duhet të bien dakord për formularë dhe procedura të unifikuara për gjurmimin e zinxhirit të të dhënave të pasagjerëve në rast infeksioni.

Berlin Kanzlerin Merkel PK zu Corona-Maßnahmen (Jan Huebner/imago images)Shenjat e kuqe tregojnë tejkalimin e kufirit të infeksioneve

Të përgatitur për vaksinim

Veçanërisht vlerë i kushton Komisioni përgatitjes së 27 vendeve anëtare për vaksinimin. Për këtë nevojitet që të gjitha shtetet të zhvillojnë një plan vaksinimi me zinxhirin përkatës logjistik, depozitimin në frigoriferë dhe qendrat e shpërndarjes së vaksinave për mbarë popullsinë. Blerjen e 1,2 milionë dozave vaksinuese Komisioni po e organizon në mënyrë të centralizuar. Tani duhet të përcaktohen kriteret se kush kur do të vaksionohet në fillim.

Këshilltari i posaçëm mjekësor i presidentes së Komisionit të BE-së, virologu belg Peter Piot, tha në Bruksel, se ka njëmbëdhjetë kandidatë favorit për vaksinën. Por nuk duhet pritur një ilaç magjik. Do të zgjasë kohë derisa në popullsi të mund të arrihet një imunitet i mjaftueshëm. “Jam shumë i shqetësuar, që në anketime rreth 25 përqind e njerëzve në BE nuk duan të vaksionohen”, tha Peter Piot. Ai tha, se ka mirëkuptim, që njerëzit ndërkohë janë lodhur me koronavisurin, ndaj i zbatojnë jo sa dhe si duhet masat mbrojtëse. Vetëm 60 përqind e popullsisë e mban maskën si duhet, por është e nevojshem që 95 përqind të veprojnë si duhet në mënyrë që të shmanget përhapja e infeksionit, tërheq vëmendjen këshilltari mjekësor i Komisionit të BE-së. Peter Piot ka zbuluar virusin Ebola dhe ka drejtuar dhjetë vjet programin e OKB-së HIV/Sida.

Samiti i BE-së mbi gjendjen me koronavirusin

Piot tha, se ndërkohë vdesin çdo ditë rreth 1000 qytetarë të BE-së nga COVID-19. Një shpresë jep fakti, që trajtimet në spital janë më të suksseshme se sa në valën e parë të pandemisë. Falë përmirësimit të procesit vdesin më pak njerëz nga ata që shtrohen në spital. “Gjendja është serioze, por ne e kemi në dorë, që ta ndryshojmë atë”, tha mjeku belg. Peter Piot ka qenë vet i sëmurë me Covid-19 dhe për disa muaj ka vuajtur nga lodhja kronike. E di se për çfarë flas, tha Piot.

Niederlande Coronavirus | Krankenschwester in Amsterdam (Hollandse Hoogte/Imago Images)Në Holandë disa spitale kanë arritur kufijë e kapaciteteve të tyre

Të enjten (28.10) kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të BE-së duan të konsultohen për pandeminë e koronavirusit. Kryetari i këtij raundi të samitit, presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel, insiston, që BE-ja t’i përmbahet sa më shumë testimeve të shpejta ndaj koronavirusit tek pasagjerët, personeli i kujdestarisë në shëndetësi dhe banorët e shtëpive të kujdesit për të moshuarit. Komisioni i BE-së do të verë në dispozicion 100 milionë Euro, për blerjen e testeve të shpejta. Por nuk duhet që të krijohet garë mes vendeve anëtare për blerjen e testeteve të shpejta, nënvizoi Charles Michel.

“Hapja shumë e herët”

E pyetur nga një gazetare, se përse nuk ka pasur efekt strategjia e deritanishme e BE-së për kufizimin e infeksioneve, presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen reagoi shkurt e pasigurtë, por pastaj u përgjigj duke pranuar, se: “vendet anëtare në verë me sa duket i zbutën shumë herët masat kufizuese”. Spitalet janë të pajisura më mirë tani se në pranverë, “por personeli kujdestar është i rraskapitur”, tha ajo. Nuk është habi që ka një valë të dytë tani: “Ne nuk e dimë, nëse kjo do të jetë vala e fundit.” Vazhdimisht mësojmë, tha von der Leyen. Anulimi i tregjeve të Krishtlindjes, kontaktet e kufizuara dhe udhëtimet e anuluara bëjnë, që sivjet “Krishtlindjet të jenë ndryshe”, tha von der Leyen. Do të na duhet “të komportohemi edhe disa kohë” me pandeminë.

Read more

Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –

Etiketa: Komisioni i BEKoronavirusiKrishtlindjetpresidentja e Komisionit të BE

Të Lidhura

Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

nga 27
12:50 | 04/02/2026
0

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) ka marrë në shqyrtim rastin e arrestimit të presidentit...

12:46 | 04/02/2026
0

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) ka marrë në shqyrtim rastin e arrestimit të presidentit...

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

nga 27
12:20 | 04/02/2026
0

Partizani ka mbushur plotë 80 vite nga themelimi i tij. Gjithçka nisi më 4 shkurt të vitit 1946 dhe pjesa...

Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –

Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –

nga 27
12:08 | 04/02/2026
0

Autori i vrasjes së ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja është dënuar me 24 vite burg. Gjykata e Tiranës ka dënuar Ilir...

Para
Tradhëtari/ Nuk tha një gjysëm fjale për Çamërinë dhe detin e shqiptarëve ia fali Greqisë

Fiton Greqia?/ “Protothema” zbulon prapaskenat: Marrëveshja e Hagës do të jetë me mirë se ajo me Egjiptin dhe Italinë

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

12:50 | 04/02/2026
Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

12:46 | 04/02/2026
Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

12:20 | 04/02/2026
Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –

Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –

12:08 | 04/02/2026
Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –

11:56 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –
  • Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –
  • Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –
  • Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –
  • Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –
  • Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –
  • Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com