Këshilli Bashkiak i Beratit ka zhvilluar dje një mbledhje jashtë radhe, me rastin e vizitës së Presidentes kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç sot në këtë qytet.
Këshilli miratoi dhënien e titullit “Qytetar nderi”, për presidenten, në shenjë nderimi për vizitën e saj, si një personalitet i spikatur në fushën e politikës dhe më gjerë.
Titulli i nderit do t’i jepet sot Kitaroviçit në orën 16:00 në sallën e Bashkisë në Berat.