Kokoshkat dhe motra e vëllait në karrocë me rrota – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kokoshkat dhe motra e vëllait në karrocë me rrota

21:01 | 28/09/2017
në Uncategorized
0

Nga Alma Nikolli

Në një fund dite thuajse si gjithë të tjerat, siç rrallë herë ndodh, thashë po ia lejoj vetes të ndihem e lodhur. Jo se përditshmëria s’më lodh ndonjëherë, po ngaqë më rraskapit më shumë prirja e njerëzve rreth e rrotull për t’u ankuar për gjithçka, zgjedh të jem pozitive. I pakënaq’ puna, shiu, pirsi i asaj gocës në hundë, trafiku, televizori e gjithçka që me pak mund edhe s’do ta ndjenin si gur në këpucë.

Hipa në autobus. Sapo doja ta bindja veten se jam lodhur, shoh pranë meje një vajzë që ushqente me kokoshka një fëmijë. Ajo dukej adoleshente, ndërsa djali jo më shumë se 11 vjeç.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Vajzën e kisha përballë, më pa qetë me dy sy të bukur, si drita. Kurse bjondi me gishta të bardhë mbështetur në xham ishte me shpinë nga unë, ndërsa qëndronte në një karrocë me rrota.

Motra i jepte të vëllait një nga një kokoshkat, kurrë pa ja shoqëruar edhe me një buzëqeshje.

Nga dritarja i tregonin njëri-tjetrit dritat nëpër rrugët e Tiranës, e hera-herës hënën kur nxirrte kokën nëpër hapësirat e shkurtra mes pallateve.

Ai nuk fliste. Motra e kuptonte me gjuhën e dashurisë. Ajo nuk hezitonte t’i thoshte me zë përshtypje apo pyetje edhe pse ai nuk i përgjigjej dot njëlloj.

Ndonjëherë ai e kthente kokën përmbys dhe gjente sytë e mi, e unë i qeshja. Filloi ta shpeshtonte, ndaj e prisja me padurim të kthehej.

Ndërkohë mendoja…dhe unë që doja të ndihesha e lodhur. Ajo vajzë që nuk ia shqiste sytë të vëllait për asnjë sekondë, qoftë kur kollitej, kalonte keq një kokoshkë, apo kthente kokën përmbys për të parë mua, kishte një milion arsye për të qenë e lodhur dhe e trishtuar.

E trishtuar se i vëllai nuk mund të shijojë disa nga kënaqësitë e jetës, si të folurit, ecja apo mundësia për të ngrënë një kokoshkë me dorën e tij. E lodhur nga lodhja e stërmundimi i tij për të belbëzuar qoftë një të vetme fjalë. Adoleshente, arsyet që të jetë e papërgjegjshme apo e parritur ia legjitimon mosha, ama jo. Ajo kishte zgjedhur të ishte një motër. Ajo kishte zgjedhur të ishte një mësim e frymëzim për të gjithë ne që qëndronim mbi këmbët tona dhe ndiheshim të lodhur nga asgjëja.

Pashë edhe një herë të 4 sytë. Mbushur me emocione zbrita nga autobusi dhe eca rrugës duke parë hënën. Krejt e palodhur, e plotë, e qeshur dhe me dashuri…

Etiketa: Alma Nikollikarroce me rrotakokoshkamotervëlla...

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Zyrtare/ Shkarkohet Carlo Ancelotti

Zyrtare/ Shkarkohet Carlo Ancelotti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për 4 vrasje –

U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për 4 vrasje –

14:00 | 13/01/2026
Ishte për vizitë në spital/ I paraburgosuri i grupit të Talo Çelës, Altin Ndoci arratiset –

Ishte për vizitë në spital/ I paraburgosuri i grupit të Talo Çelës, Altin Ndoci arratiset –

13:48 | 13/01/2026
Arratiset një i burgosur nga burgu i Durrësit, nisin kërkimet për kapjen e tij –

Arratiset një i burgosur nga burgu i Durrësit, nisin kërkimet për kapjen e tij –

13:28 | 13/01/2026
Përmbytjet/ Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri të Porto Romanos me vlerë 19 mln euro –

Përmbytjet/ Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri të Porto Romanos me vlerë 19 mln euro –

13:08 | 13/01/2026
Të ngrihemi kundër këtyre hajdutëve që përmbytin dhe grabisin Shqipërinë –

Të ngrihemi kundër këtyre hajdutëve që përmbytin dhe grabisin Shqipërinë –

12:58 | 13/01/2026

Më Të Lexuarat

  • U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për 4 vrasje –
  • Ishte për vizitë në spital/ I paraburgosuri i grupit të Talo Çelës, Altin Ndoci arratiset –
  • Arratiset një i burgosur nga burgu i Durrësit, nisin kërkimet për kapjen e tij –
  • Përmbytjet/ Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri të Porto Romanos me vlerë 19 mln euro –
  • Të ngrihemi kundër këtyre hajdutëve që përmbytin dhe grabisin Shqipërinë –
  • Përmbyset traktori në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital 64-vjeçari (Emri) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për 4 vrasje –
  • Ishte për vizitë në spital/ I paraburgosuri i grupit të Talo Çelës, Altin Ndoci arratiset –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com