Koha për bazukën fiskale – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koha për bazukën fiskale

15:30 | 15/03/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Nga Klodian Tomorri

Krizat e shëndetit publik janë betejat më të vështira, me të cilat mund të përballet një komb. Piesa më e keqe e tyre është se duhet të luftosh në dy fronte. Së pari të shpëtosh jetët e njerëzve dhe së dyti të shpëtosh ekonominë. Nëse lufton vetëm në një front, lufta është e humbur.
Me gjasa masat e distancimit social do të zgjasin me javë e ndoshta dhe muaj. Por teksa qeveria imponon karantinën, aktiviteti ekonomik kontraktohet me shpejtësi. Mbyllja e detyruar e bizneseve do të lërë pa punë me mijëra qytetare duke i vendosur familjet e tyre në vështirësi kritike për të siguruar nevojat bazë. Të shpëtosh njerëzit nga virusi, për t’ja dorëzuar urisë ke firmosur dështimin e luftës. Qytetarët do të thyejnë karantinën dhe kriza shëndetësore do të thellohet.
Në kohë krizash të rënda buxhetet kalojnë automatikisht në cikël ekspansioni. Të ardhurat bien për shkak të rrudhjes së aktivitetit ekonomik, ndërsa shpenzimet rriten për të adresuar emergjencën. Në gjuhën teknike fenomeni përkufizohet me termin e stabilizatoreve automatike.
Nuk është rastësi që në cdo vend të prekur nga epidemia, qeveritë janë duke ndërmarrë masa agresive ekonomike. Kur në lojë është jeta e njerëzve, deficitet, borxhi dhe disiplina fiskale nuk kanë me kuptim. Është koha për bazukat fiskale. Dhe ato duhet të jenë mjaftueshem të mëdha.
Nga Italia, në Gjermani, Francë, Spanjë dhe kudo, qeveritë kanë miratuar paketa emergjente fiskale të cilat luhaten nga 1 deri ne 1.3 për qind e Prodhimit Kombëtar. Në terma absolut, në Shqipëri kjo do të përkthehej në një paketë financimesh rreth 100-150 milionë euro.
Një pjesë e tyre, rreth 30 deri ne 40 për qind, duhet të shkojnë urgjentisht për rritjen e kapaciteve të sistemit shëndetësor. Qeveria duhet të rrisë numrin e shtretërve në spitalet publike, atë të respiratorëve si dhe të pajisë mjeket me mjetet e nevojshme për t’i bërë ballë fluksit të pritshëm të pacientëve. Dhe kjo duhet bërë tani, pasi shumë vende janë duke ndaluar totalisht eksportet, vecanërisht ato të pajisjeve shëndetësore.
Pjesa tjetër duhet destinuar për të zbutur efektet ekonomike dhe sociale të karantinës. Kjo mund të bëhet me masa si në krahun e të ardhurave përmes lehtësimit të detyrimeve tatimore apo pagesave për shërbimet publike ashtu dhe në atë të shpenzimeve përmes transfertave cash.
Në Itali, qeveria miratoi cek 1500 euro për cdo familje të prekur nga karantina. Qeveria austrialiane do të japë 750 dollare për 6 milionë njerëz dhe SHBA-të gjithashtu janë duke konsideruar masa të ngjashme.
Një paketë prej 50 milionë euro do të ishte e mjaftueshme për të adresuar pasojat sociale për njerëzit që humbasin punë. Nga ana tjetër bizneset duhet të mbajnë një pjesë të barrës duke i detyruar të akordojnë lejet vjetore përgjatë kësaj kohe si dhe të paguajnë një pjesë shtesë nëse karantina zgjat.
Për bizneset e mbyllura perkohesisht që rrezikojnë të falimentojnë përgjithmonë, qeveria mund të shohë opsionin e shtyrjes së detyrimeve si kredive të buta sipas modelit gjerman apo ndihmës së drejtëpërdrejtë Financiare. Këto janë masa që duhen marrë pa asnjë hezitim. E vetmja dilemë mbetet ajo e shkallëzimit në kohë. Nëse qeveria ka likuditet të mjaftueshëm për të përballuar shpenzimet emergjente stimuli mund të njoftohet pas emetimit të eurobondit. Por nëse parate nuk mjaftojnë, atehere duhet të bëhet tani. Por e gjithë paketa duhet të ketë integritet. Dhe kjo rikthen sërish debatin e koncesioneve.
Buxheti ka paguar 8 milionë euro për analiza të pakryera tek kompania koncesionare e Check Upit. Në buxhetin e këtij viti, qeveria ka parashikuar të paguajë 7 milionë euro të tjera për këtë koncesion. Këto para duhet të devijohen urgjentisht në funksion të luftës kundër epidemisë.
Një tjetër kontrate, e cila mund të pezullohet përkohesisht është ajo e laboratoreve. Buxheti i shtetit paguan 11 milionë euro në vit për koncesionarin e laboratoreve në spitalet publike. Tashmë qe vendi është në krizë epidemie dhe koncesioni i laboratoreve nuk i shërbeu askujt, gjysma e këtyre fondeve mund dhe duhet të devijohen për të siguruar kitet e nevojshme për analizat koronavirusit.
Të dy keto masa plotësisht të realizueshme do t’i jepnin buxhetit të shtetit 13 milionë euro fonde për të përballuar shpenzimet e emergjencës për të siguruar kitet e analizave apo mjetet e nevojshme për të mbrojtur mjekët. Pjesa tjetër e paketës do duhej të financohet përmes rritjes së borxhit.
Deficitet kanë kuptim në kohë normale. Por kur njerëzve u rrezikohet jeta, ateherë parametrat e borxhit kalojnë në plan dytësor. Fondi Monetar, gardiani më i eger i kufijve të borxhit, në deklaratën e fundit për Shqipërinë i kërkoi qeverisë të plotësojë urgjentisht të gjitha burimet e nevojshme për shërbimin shendetësor duke lënë të kuptohej se nuk do të kundërshtonte një rritje të borxhit, nëse do të ishte e nevojshme. Indirekt ky mesazh do të thotë: Shpëtoni njerëzit dhe ekonominë. Borxhi vjen më pas.

Etiketa: ekonomiaKlodian TomorriKoha për bazooken fiskaleKrizat e shendetit publik

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Fëmijët talasemikë kanë nevojë për gjak në këto ditë izolimi!

Fëmijët talasemikë kanë nevojë për gjak në këto ditë izolimi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com