Asambleja e Partisë Socialiste do të miratojë sot Kodin e Etikës, ku mësohet se sipas këtij kodi është e ndaluar që deputetët e PS të flasin me persona të jashtëm ose me median për atë çfarë diskutohet në mbledhjet e grupit apo në mbledhjet e kryesisë kur ato janë të mbyllura.
Ky Kod Etike i kushton një kapitull të veçantë marrëdhënies së deputetëve socialistë dhe funksionarëve të saj në raport me median.
Dhe më konkretisht është neni 13 i Kodit të Etikës me titull “Rregulla për respektimin e kodit të etikës” ku thuhet : “Asnjë anëtar i Kryesisë, Asamblesë nuk mund të deklarohet në publik ose me forma të tjera, për çështjet e diskutuara në mbledhjen e Kryesisë apo Asamblesë kur për to vendoset të jenë të mbyllura”.