• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kodheli: Shqipëria e angazhuar në sfidat aktuale të sigurisë

17:00 | 14/07/2016
në Uncategorized
0
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, deputetja e PS, Arta Dade dhe deputetja e PD, Majlinda Bregu, gjate dites se dyte te Konferences se Ambasadoreve.	/r/n/r/nKlajda Gjosha, Minister of European Integration, lawmakers, Arta Dade and Majlinda Bregu, the second day of the Conference of Ambassadors.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli mori pjesë në ditën e dytë të Konferencës së Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë, e cila po zhvillon punimet në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme në datat 13-15 korrik.

Lexo edhe

Turqi, portieri gjendet i vdekur nën rrënoja –

Klubi gjerman largon trajnerin për shkak të formës së dobët –

Menduam se do vdisnim, kur dolëm jashtë … –

Ministrja Kodheli ishte e ftuar në panelin “Evropa e ekspozuar: Plotësimi i mangësive në arkitekturën tonë të sigurisë”, ku ishin gjithashtu të pranishëm ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës z. Enver Hoxhaj, ministri i Energjisë dhe Industrisë z. Damian Gjiknuri, i Dërguari Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe vendet anëtare të EFTA-s (European Free Trade Association), z. Ernst Reichel dhe këshilltari i kryeministrit për Çështjet e Sigurisë, gjeneral brigade (R) Sandër Lleshi.

Sfidat aktuale të sigurisë me të cilat Aleanca përballet, ministrja Kodheli i identifikoi si 3R (Rusia, radikalizmi dhe refugjatët), për të cilat ajo tha se “Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, ka një angazhim serioz.

“Samiti Varshavës vendosi vazhdimin e zbatimit të një strukture të ngritur tashmë prej kohësh, ku Shqipëria ka pjesën e saj shumë të rëndësishme me angazhimet e saj serioze. Që në 2014, vit në të cilin Rusia pati këtë agresion ndaj Krimesë dhe një pjese të territoreve të Ukrainës, Shqipëria ishte një ndër vendet e cila në krah të vendeve aleate NATO, u shpreh qartësisht lidhur me qëndrimin e saj politik dhe me angazhimet ushtarake dhe politike të Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s.” – tha ajo.

Në këtë kuadër, ministrja Kodheli përmendi angazhimin e Shqipërisë në Task–Forcën e Gatishmërisë Shumë të Shpejtë (Very High Readiness Joint Task Force, VJTF) me një kompani këmbësorie, e cila ashtu si edhe strukturat e tjera të FA i është nënshtruar modernizimit dhe pajisjes me armatim të ri.

“Për herë të parë, Forcat e Armatosura, për shkak të modernizimit masiv në këto dy vitet e fundit, do të kenë armatim dhe municion të standardeve NATO. Do të kenë pajisje të standardeve NATO dhe do të kenë transportin e tyre strategjik. Të gjitha këto do të bëhen me buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.” – deklaroi Kodheli, e cila përmendi edhe rritjen e buxhetit të mbrojtjes me 12%, të fokusuar siç tha ajo “tek modernizimi dhe rritja e investimeve për FA.”

Duke folur për ngjarjet në Siri dhe krijimin e Daesh atje, Kodheli tha se “Shqipëria ishte ndër vendet e para që ngriti shqetësimin për rrezikun në rritje në kufijtë jugorë të NATO-s, dhe pasojat që ky kërcënim do të sillte më pas”.

“Ngjarjet në Paris, Bruksel dhe disa ngjarje në Ankara, por dhe ngjarje të ndodhura me pasojë vdekjen e shumë qenieve njerëzore, kanë treguar që radikalizmi është një fenomen, i cili duhet jo vetëm të përballet, por të studiohet që në qelizë, që në gjenezë.” – shtoi ministrja Kodheli, e cila solli në vëmendje projektin e vendit tonë për të ngritur në Shqipëri një qendër ekselence të NATO-s për studimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj, e cila ka hyrë në fazën teknike tashmë.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në misionet dhe operacionet e NATO-s ishin një tjetër temë e prekur nga ministrja Kodheli, e cila nënvizoi dyfishimin e pranisë së kontingjentit shqiptar në misionin “Resolute Support” në Afganistan dhe dërgimin e një ekipi çminimi në misionin e BE në Mali.

Ministrja Kodheli nuk la pa përmendur edhe kontributin e ushtarakëve shqiptarë në KFOR Kosovë dhe ALTHEA në Bosnje dhe Hercegovinë. Në fund znj. Kodheli theksoi rëndësinë e integrimit në BE dhe NATO të vendeve të rajonit, çka sipas saj, do ta bënte Ballkanin Perëndimor një rajon më të qëndrueshëm dhe më të sigurt.

Konferenca e Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë është platforma më e lartë e diskutimit për politikën e jashtme, ku përfaqësuesit tanë në botë takohen dhe ndajnë pikëpamje me autoritetet më të larta te vendit, të cilët ndikojnë në hartimin dhe orientimin e politikës sonë të jashtme.

Në këtë aktivitet marrin pjesë ministra, parlamentarë, vendimmarrës evropianë, studiues shqiptarë e të huaj nga BE-ja, SHBA-ja, Rusia, Turqia, rajoni etj.

Të Lidhura

Turqi, portieri gjendet i vdekur nën rrënoja –

Turqi, portieri gjendet i vdekur nën rrënoja –

nga 27
17:17 | 06/02/2023
0

Tërmeti shkatërrimtar që goditi sot Turqinë dhe Sirinë ka lënë pas më shumë se 2300 viktima. Mes personave të pafat është...

Klubi gjerman largon trajnerin për shkak të formës së dobët –

Klubi gjerman largon trajnerin për shkak të formës së dobët –

nga 27
17:13 | 06/02/2023
0

Nga sot Andre Breitenreiter është larguar nga drejtimi teknik i Hoffenheim, me skuadrën gjermane që ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit....

Menduam se do vdisnim, kur dolëm jashtë … –

Menduam se do vdisnim, kur dolëm jashtë … –

nga 27
17:09 | 06/02/2023
0

Pacientja Gökce Bay, e cila iu nënshtrua transplantit të veshkës ditën e djeshme, ishte në një spital në Gaziantep të...

Jemi në javën më të ftohtë e vitit! Ja sa zgjat acari –

Jemi në javën më të ftohtë e vitit! Ja sa zgjat acari –

nga 27
17:03 | 06/02/2023
0

Kjo javë e dytë e shkurtit që ka nisur parashikohet të jetë më e ftohta e vitit. “Java më e...

Para
Kylie Jenner: Jam koshiente për gabimin tim!

Kylie Jenner: Jam koshiente për gabimin tim!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Turqi, portieri gjendet i vdekur nën rrënoja –

Turqi, portieri gjendet i vdekur nën rrënoja –

17:17 | 06/02/2023
Klubi gjerman largon trajnerin për shkak të formës së dobët –

Klubi gjerman largon trajnerin për shkak të formës së dobët –

17:13 | 06/02/2023
Menduam se do vdisnim, kur dolëm jashtë … –

Menduam se do vdisnim, kur dolëm jashtë … –

17:09 | 06/02/2023
Jemi në javën më të ftohtë e vitit! Ja sa zgjat acari –

Jemi në javën më të ftohtë e vitit! Ja sa zgjat acari –

17:03 | 06/02/2023
Leeds United/ McKennie nuk jep përshtypje të mirë në debutim –

Leeds United/ McKennie nuk jep përshtypje të mirë në debutim –

16:59 | 06/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Turqi, portieri gjendet i vdekur nën rrënoja –
  • Klubi gjerman largon trajnerin për shkak të formës së dobët –
  • Menduam se do vdisnim, kur dolëm jashtë … –
  • Jemi në javën më të ftohtë e vitit! Ja sa zgjat acari –
  • Leeds United/ McKennie nuk jep përshtypje të mirë në debutim –
  • Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Turqi, portieri gjendet i vdekur nën rrënoja –
  • Klubi gjerman largon trajnerin për shkak të formës së dobët –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com