Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kodheli: Kishim informacion që radarët nuk funksiononin, shkresa e Tahirit nuk ishte e nevojshme

Nga 27.al 0

Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka komentuar deklaratën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri sot në gjykatë i cili tha se përmes një shkrese sekrete e kishte informuar Kodhelin se radarët në vend nuk funksiononin.

E ftuar në studion e “News24”, Kodheli u shpreh se ajo kishte informacion për mosfunksionimin e radarëve përpara se të Partia Socialiste të vinte në pushtet.

“Është marrë vetëm një moment sepse zoti Tahiri ka folur gjatë, nuk më është dashur as letra e Tahirit, ne kishim vetëm një muaj që ishim futur në zyrë dhe çështja e trafikimit ishte një nga shtyllat tona kur ne ishim në opozitë me qeverinë e Sali Berishës. Ne e dinim që më përpara që radarët nuk punonin, nuk ishte nevoja e një letre për ta marrë vesh”, është shprehur Kodheli.

Ajo më tej sqaron se janë marrë menjëherë masat për vënien në punë të radarëve dhe në tetor të 2013-ës ata ishin të gjithë në punë.

“Për të qetësuar mediat dhe rrjetet sociale, në muajin nëntor të atij viti unë kam kërkuar me urgjencë dhe kam përgatitur një draft, janë nxjerrë para nga fonde të veçanta, ato çika para që kishin mbetur, për të mundësuar fillimin, rikthimin në punë të radarëve. Në tetor të vitit 2013 kanë qenë të gjithë në tokë, kur ne sapo kishim hyrë. Pastaj ka disa radarë, ushtarakë, të policisë, janë të programuar me programe të drejta të qeverive të mëparshme për të parë ato që hyjnë nga jashtë. Ka një bashkëpunim të ngushtë me forcat detare dhe ushtarake, forcat policore, të doganës apo struktura policore ndërkombëtare”, sqaroi Kodheli.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej