Zëdhënësja për Politikën e Jashtme, Maja Koçijançiç i ka bërë apel Kosovës për tejkalimin e ngërçit politik dhe formimin pa vonesa të institucioneve të reja.
“E kemi thënë dhe e përsërisim; Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe një qeveri e re duhet të formohet sa më parë.
U bëjmë thirrje gjithë partive politike që të konstituojnë Parlamentin dhe të vijojnë me shpejtësi për formimin e qeverisë së re”, deklaroi Koçijançiç.
Koçijançiç rikujtoi se detyrat e qeverisë së re janë të qartë; reformat e thella dhe forcimi i shtetit të së drejtës.