Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se ende nuk është zgjedhur kandidati për zgjedhjet vendore në Kavajë.
Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Rama tha se nuk e kemi vendosur se cili do jetë kandidati për Kavajën, por kemi kërkuar kandidatura nga Partia Socialiste e Kavajës dhe do ta vendosim ditën e dielë.
Gjithashtu Rama theksoi se kandidati do të zgjidhet nga Partia Socialiste, pasi Kavaja është një bashki që propozimin e ka PS-ja dhe ajo do ta zgjedhë.