• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës raportohet se ka fituar më shumtë vota

18:29 | 28/05/2022
në Kosove Rajon
0

Në përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare në Tërnocin e Madh të Bujanocit, që u mbajtën më 27 maj, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka fituar më së shumti vota, përkatësisht 598. Në vendin e dytë ka dalë Partia Socialiste e Serbisë me gjashtë vota, tha të shtunën Qendra për Kërkime, Transparencë dhe Përgjegjësi.

Lista Alternativa Demokratike Shqiptare ka fituar dy vota dhe lista Millosh Jovaniq – Shpresë për Serbinë, një votë. Ndërkaq, 15 listat e tjera zgjedhore nuk kanë fituar asnjë votë si dhe dhjetë vota ishin të pavlefshme.

Lexo edhe

Ekzekutohet ‘Escobari’ serb, autorët ishin të maskuar

Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte

Vrasja e shqiptarit nga Delvina, priten 7 urdhër-arreste

Ende nuk ka informacione zyrtare nëse shqiptarët do të fitojnë ulëse në Parlamentin e ri serb, por televizioni H1 raportoi se shqiptarët nuk arritën të marrin edhe 12 vota për të fituar mandatin gjatë përsëritjes së zgjedhjeve.

Në zgjedhjet e mbajtura të premten, 618 nga 1,089 votuesit votuan apo 56.7 për qind. Dalja në zgjedhje ishte më e ulët se rundin e mëhershëm, kur dalja ishte 64 për qind.

Përsëritja e votimeve u karakterizua nga një atmosferë mosbesimi në mes anëtarëve të komitetit të qendrës së votimit, që rezultoi me konflikte verbale të herëpashershme dhe një ndërprerje të shkurtër të votimit.

Po ashtu u regjistruan disa parregullsi, por të cilat ishin më të vogla në numër sesa në përsëritjen e zgjedhjeve më 28 prill.

Vëzhguesit e Qendrës për Kërkime, Transparencë dhe Përgjithësi thanë se kanë regjistruar tentime për të votuar më shumë se një herë si dhe raste kur qytetarë që nuk kanë qenë në listë të votimeve por kanë dashur të votojnë. Por, sipas kësaj qendre, zyrtarët zgjedhorë kanë penguar këto shkelje.

Ka pasur edhe raste kur disa votues nuk kanë mundur të votojnë pasi nën emrin e tyre në listën e votimit veçse gjendej nënshkrimi i dikujt tjetër.

Po ashtu, ka pasur edhe persona të paautorizuar që janë parë jashtë qendrave të votimit përgjatë ditës.

Serbia ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 3 prill 2022./REL/

Etiketa: koalicioniLuginaraportojhetShqiptareteshumëvota

Të Lidhura

Ekzekutohet ‘Escobari’ serb, autorët ishin të maskuar

Ekzekutohet ‘Escobari’ serb, autorët ishin të maskuar

nga 27
17:17 | 09/03/2023
0

Ranko Radosheviç, 54 vjeç, i njohur si “Eskobar” është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Serbi, në një pikë karburanti. Dy...

Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte

Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte

nga 27
20:57 | 08/03/2023
0

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Z.A, që dyshohet për krime lufte kundër...

Vrasja e shqiptarit nga Delvina, priten 7 urdhër-arreste

Vrasja e shqiptarit nga Delvina, priten 7 urdhër-arreste

nga 27
19:01 | 08/03/2023
0

Prokuroria ka lëshuar 7 urdhër-arreste për vrasjen e 39-vjeçarit në një kafene në Nea Joni, më 21 shkurt, pas identifikimit...

Ndizen “flakadanët e lirisë” në Prekaz

Ndizen “flakadanët e lirisë” në Prekaz

nga 27
19:33 | 07/03/2023
0

Në Prekaz ka nisur manifestimi tradicional “Nata e Zjarreve”, në kuadër të Epopesë së UÇK-së. Përmes ndezjes së flakadanëve u...

Para
Rusët bombardojnë zonat e banuara në Mykolaiv, vritet një person

Rusët bombardojnë zonat e banuara në Mykolaiv, vritet një person

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Veliaj kritikohet nga organizatat ndërkombëtare për –

Veliaj kritikohet nga organizatat ndërkombëtare për –

19:03 | 31/03/2023
‘Dung dung’, kush e krijoi tingullin e Big Brother –

‘Dung dung’, kush e krijoi tingullin e Big Brother –

18:59 | 31/03/2023
Çmenduri e PSG për Osimhen, ofron Leo-n dhe Icardin –

Çmenduri e PSG për Osimhen, ofron Leo-n dhe Icardin –

18:55 | 31/03/2023
Aksidenti në Shkozë, automjeti përplas për vdekje këmbësorin –

Benzi përplas 12-vjeçarin në Fier –

18:43 | 31/03/2023
“Së pari ti kriminel lufte, kërko falje”/ Republikani serb nuk kursen Vuçiçin –

“Së pari ti kriminel lufte, kërko falje”/ Republikani serb nuk kursen Vuçiçin –

18:33 | 31/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Veliaj kritikohet nga organizatat ndërkombëtare për –
  • ‘Dung dung’, kush e krijoi tingullin e Big Brother –
  • Çmenduri e PSG për Osimhen, ofron Leo-n dhe Icardin –
  • Benzi përplas 12-vjeçarin në Fier –
  • “Së pari ti kriminel lufte, kërko falje”/ Republikani serb nuk kursen Vuçiçin –
  • Tërmeti i fortë ‘shkund’ Greqinë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Veliaj kritikohet nga organizatat ndërkombëtare për –
  • ‘Dung dung’, kush e krijoi tingullin e Big Brother –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com