KLSH kërkon shkarkimin, Rama nuk i lëshon drejtorët e fuqishëm – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KLSH kërkon shkarkimin, Rama nuk i lëshon drejtorët e fuqishëm –

15:14 | 18/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Në fund të javës së kaluar, Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandoi shkarkimin e Kryeadministratorit të Agjencisë së Pronave dhe Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pasi u konstatuan shkelje të rënda dhe masive gjatë ushtrimit të detyrës së tij.

Më herët, një kërkesë e ngjashme për shkarkim nga detyra, është dorëzuar edhe për Administratorin e shoqërisë së naftës, “Albpetrol” sha, Eltar Deda, si edhe për drejtoreshën e Qendrës Spitalore të Traumës, Edlira Bode.

Në të gjithë rastet, institucionet qeveritare përgjegjëse nuk kanë reaguar. Duke pasur parasysh se vendimmarrja për titullarët e rëndësishëm kalon nga kryeministri Edi Rama, është e qartë që ky i fundit ka vendosur që të mos i lëshojë shefat e rëndësishëm, që, për më tepër, qarkullojnë miliona euro në letrat e tyre.

Abuzimet në Albpetrol

Eltar Deda, ish-deputeti socialist i Vlorës, u emërua nga Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, administrator i kompanisë shtetërore të naftës, “Albpetrol”, në Tetor të vitit 2022.

Gjatë viteve të fundit, shoqëria e “arit të zi” ka ndryshuar shumë administratorë, kryesisht për performancë të ulët dhe shkelje të rënda. Ndërsa njëri prej tyre u arrestua, për shkak të rolit që kishte pasur në kontratën koncesionare për inceneratorin e Fierit.

Momenti kur Deda u emërua në krye të “Albpetrolit” nuk ishte aspak i mirë për kompaninë. Megjithatë, Balluku e prezantoi si njeriun që do të ndihmonte shoqërinë për të përmirësuar situatën.

Diçitura: Ish-deputeti socialist dhe tani Kryeadministratori i “Albpetrol”, Eltar Deda

Auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit tregoi që Eltar Deda dështoi në mënyrë flagrante. KLSH zhvilloi një kontroll për periudhën deri në fund të vitit 2022, e cila përfshinte një kohë vetëm 3-mujore nga emërimi i Eltar Dedës.

Çfarë ndodhi? Njeriu që u prezantua nga Balluku si zgjidhja më e mirë për kompaninë e naftës, i thelloi aq shumë problemet, sa KLSH rekomandoi shkarkimin nga detyra. Kontrollorët konstatuan se kryeadministratori Deda nuk ka marrë masat për uljen e dëmit ekonomik.

Një tjetër humbje gjigante financiare, e cila ngarkon me përgjegjësi kreun aktual të Albpetrol dhe paraardhësit e tij janë masat e munguara për të siguruar naftë cilësore dhe, rrjedhimisht edhe rritjen e çmimit e fitimet e kompanisë publike.

Nga ana tjetër, Eltar Deda dhe ish-administratorët, rezulton se nuk kanë marrë masat për detyrimin e kompanive koncesionare që të paguajnë faturat e energjisë elektrike, të cilat shlyhen nga “Albpetrol”. Sipas KLSH-së, mosveprimet e drejtuesve të Albpetrol e vendosin kompaninë publike para riskut që të paguajë fatura të energjisë elektrike deri në 30 milionë dollarë.

Diçitura: Eltar Deda është ende kryeadministrator i “Albpetrol”, sipas QKB-së

Për të gjitha këto arsye, në fillim të Shtatorit 2023, KLSH rekomandoi shkarkimin e Eltar Dedës. Kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga ky rekomandim, ai vijon të jetë ende në detyrë, sipas një verifikimi që kreu “Gijotina” në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Edlira Bode, ende drejtoreshë e Traumës

Edlira Bode, një ish-deputete socialiste, vijon të mbajë detyrën e Drejtoreshës së Spitalit të Traumës (ish-Spitali Ushtarak), megjithëse Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandoi shkarkimin e saj nga detyra.

Fillimisht ish-ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e më tej pasardhësja e saj, Albana Koçiu, kanë refuzuar të ndërmarrin masën penalizuese ndaj Bodes, një bashkëpunëtore e hershme e kryeministrit Edi Rama.

Diçitura: Ish-deputetja socialiste, Edlira Bode, është ende Drejtoreshë e Spitalit të Traumës

Sipas KLSH në Spitalin e Traumës, apo siç njihet ndryshe spitali ushtarak, janë zbuluar shkelje të shumta. Në bllokun operator qendror nuk janë pasqyruar në regjistrat e këtij shërbimi 811 operacione për vitin 2022 dhe 667 operacione për vitin 2021.

Nga ana tjetër si rezultat i planifikimit të gabuar të medikamenteve dhe materialeve të mjekimit nga shërbimet dhe mungesës së kontrollit nga strukturat përgjegjëse për qarkullimin e barnave dhe sinjalizimi për barnat në prag të skadencës, brenda periudhës se auditimit, në Spitalin Universitar të Traumës kanë skaduar barna dhe materiale mjekimi në shumën 9,2 milionë lekë.

KLSH ka konstatuar se magazina e mallrave të këtë spital nuk plotëson në asnjë drejtim kushtet e ruajtjes së barnave duke shtuar këtu se në këtë ambient gjenden dhe pajisje mjekësore jashtë përdorimit.

Adrian Koni i Sekuestrimeve

Shkeljet që i atribuohen Kryeadministratorit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara janë shumë të rënda. Për KLSH-në, mospërmbushja e detyrës nga ana e Adrian Konit rrezikon që pronat që i janë sekuestruar krimit, t’i kthehen sërish elementëve kriminalë.

Pak ditë më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandoi shkarkimin e menjëhershëm të tij nga detyra, si edhe paralajmërim për largim nga puna për 5 prej vartësve të tij, të cilët administrojnë asete të rëndësishme të botës së krimit.

Deri më tani, ky rekomandim ka kaluar në heshtje nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili është eprori direkt i Adrian Konit.

Diçitura: Kryeadministratori i Pasurive të Sekuestruara, Adrian Koni

Sipas KLSH-së, Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara nga krimi i organizuar, apo korrupsioni menaxhonte në fund të dhjetorit të vitit të kaluar prona me vlerë gati 140 milionë euro.

Por, mosinventarizim sipas kërkesave të ligjit, shkelje të rënda në procedurat për shitjen e tyre, abuzime me kontratat e punonjësve dhe punësime të dyshuara nepotike e korruptive kanë rritur riskun e tjetërsimit të këtyre pronave dhe rikthimit të tyre në zotërim tek personat e dënuar nga drejtësia.

Sipas KLSH-së, mungesa e zbatimit të kritereve ligjore, mungesa e krijimit të një baze të dhënash në lidhje me një informacion të përgjithshëm për të gjitha pronat e sekuestruara e të konfiskuara, mungesa e regjistrimit dhe monitorimit të të gjithë objekteve të sekuestruara dhe të konfiskuara të dhëna me qira, janë tregues i qartë që objektivat e krijimit të sistemit nuk janë arritur e për rrjedhojë niveli i riskut në lidhje me mbarëvajtjen e punës për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara është i lartë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Read more

Aktivisti Baki Goxhaj po kthehet në Shqipëri, ishte në flotiljen ‘Sumud’ që u ndalua nga Izraeli –

Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut! Kamioni me targa të Kosovës përplaset me një BMË, humbin jetën 4 persona –

Më 26 maj vulosim fazën hyrëse me BE, opozita le të numërojë humbjet –

Këmbimi valutor 22 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Të Lidhura

nga 27
09:17 | 22/05/2026
0

Shqiptari Baki Goxhaj, pjesëmarrës në flotiljen “Global Sumud” e cila u ndalua pak ditë më parë nga Izrali teksa po...

Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut! Kamioni me targa të Kosovës përplaset me një BMË, humbin jetën 4 persona –

Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut! Kamioni me targa të Kosovës përplaset me një BMË, humbin jetën 4 persona –

nga 27
09:15 | 22/05/2026
0

Një aksident tragjik me katër viktima është regjistruar në Maqedoninë e Veriut, në aksin rrugor Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, raportojnë mediat vendase. Sipas...

Më 26 maj vulosim fazën hyrëse me BE, opozita le të numërojë humbjet –

Më 26 maj vulosim fazën hyrëse me BE, opozita le të numërojë humbjet –

nga 27
08:27 | 22/05/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në procesin e integrimit europian, teksa thotë se Shqipëria ka shënuar...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 22 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:07 | 22/05/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.6 lekë dhe do shitet me...

Para
Tentuan të trafikonin 1 ton kanabis, SPAK çon për gjykim 4 skafistët –

Po konfiskohet një pasuri e konsiderueshme e një ish-zyrtari të lartë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aktivisti Baki Goxhaj po kthehet në Shqipëri, ishte në flotiljen ‘Sumud’ që u ndalua nga Izraeli –

Aktivisti Baki Goxhaj po kthehet në Shqipëri, ishte në flotiljen ‘Sumud’ që u ndalua nga Izraeli –

09:17 | 22/05/2026
Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut! Kamioni me targa të Kosovës përplaset me një BMË, humbin jetën 4 persona –

Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut! Kamioni me targa të Kosovës përplaset me një BMË, humbin jetën 4 persona –

09:15 | 22/05/2026
Më 26 maj vulosim fazën hyrëse me BE, opozita le të numërojë humbjet –

Më 26 maj vulosim fazën hyrëse me BE, opozita le të numërojë humbjet –

08:27 | 22/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 22 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:07 | 22/05/2026
Shqipëria u pakësua me 12 veta për 1000 banorë në 2024, ritmet më të larta në Europë –

07:59 | 22/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aktivisti Baki Goxhaj po kthehet në Shqipëri, ishte në flotiljen ‘Sumud’ që u ndalua nga Izraeli –
  • Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut! Kamioni me targa të Kosovës përplaset me një BMË, humbin jetën 4 persona –
  • Më 26 maj vulosim fazën hyrëse me BE, opozita le të numërojë humbjet –
  • Këmbimi valutor 22 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Shqipëria u pakësua me 12 veta për 1000 banorë në 2024, ritmet më të larta në Europë –
  • Digjen katër betoniere në Vlorë, dyshohet se autori kishte konflikte me pronarin (Emri) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aktivisti Baki Goxhaj po kthehet në Shqipëri, ishte në flotiljen ‘Sumud’ që u ndalua nga Izraeli –
  • Aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut! Kamioni me targa të Kosovës përplaset me një BMË, humbin jetën 4 persona –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com