Klinikës Infektive në Kosovë po i rrezikohen kapacitetet për të sëmurët me Covid-19 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Klinikës Infektive në Kosovë po i rrezikohen kapacitetet për të sëmurët me Covid-19

13:12 | 17/06/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Pas lirimit të masave kundër sëmundjes Covid-19, që shkaktohet nga koronavirusi, hapja e menjëhershme dhe lëvizja e pakufizuar e njerëzve ka rritur numrin e të infektuarve në këto dy javët e fundit në mbi 530. Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, Valbon Krasniqi, infektolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Vetëm në dy ditët e fundit janë regjistruar 270 rastet e reja me Covid-19, duke çuar në 1,756 numrin total të rasteve me koronavirus.

Infektologu Krasniqi tha se nëse ky trend i rritjes së të infektuarve vazhdon, do të rrezikohen kapacitetet e Klinikës Infektive për trajtimin e pacientëve.

Read more

Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha –

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –

SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut, Rama pritet të mbledhë Grupin Parlamentar –

“Numri i madh i të infektuarve për një kohë të shkurtër ka filluar të bëhet problem, pasi që po rrezikohen kapacitete e Klinikës. Nëse vazhdon ky trend, patjetër që do të tejkalohen kapacitetet”, tha ai.

Krasniqi shtoi se për dy muaj e gjysmë, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare (QKUK) kanë qenë rreth 200 pacientë me Covid-19, derisa për dy javët e fundit janë mbi 50 pacientë.

“Për dallim nga ato të parat, këto të fundit i kemi raste më të rënda”, tha Krasniqi.

QKUK-ja, për menaxhimin klinik të rasteve me koronavirus ka në dispozicion 125 shtretër, me mundësi të shtimit deri në 300, dhe 162 respiratorë në rast të rritjes së numrit të të sëmurëve me Covid-19.

Në Klinikën Infektive brenda QKUK-së, aktualisht prej 59 pacientëve të shtrirë me Covid-19, 24 prej tyre janë në oksigjeno-terapi, derisa një është në gjendje të rëndë shëndetësore, i shtrirë në repartin intensiv.

Lul Raka, mikrobiolog në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, tha se rritja e shpejtë e numrit të rasteve e pamundëson një monitorim të mirëfilltë, ndonëse tha se tashmë janë duke u monitoruar të infektuarit me aq kapacitet sa kanë.

“Policia dhe Inspektorati i monitorojnë të infektuarit që nuk janë në klinikë. Gjithashtu edhe Institutet rajonale, por edhe Qendrat e Mjekësisë Familjare i monitorojnë”, tha Raka.

Kosova aktualisht ka rreth 10 mijë teste për Covid-19

Infektologu Krasniqi tha se ajo që mbetet shqetësuese, është se nëse këta të infektuar që nuk po mbikëqyren nga institucionet relevante, mund ta bartin virusin te njerëz të tjerë.

Krasniqi tha se një fakt tjetër shqetësues është se familjarë të të hospitalizuarve me Covid-19, vijnë për vizitë në Klinikën Infektive. Atyre nuk iu lejohet hyrja, por ata lëvizin lirshëm në oborrin e klinikës.

“Kjo është shqetësuese, pasi ata janë familjarë të kontaktit. Unë nuk e di a janë testuar ata njerëz. Ata potencialisht janë të infektuar sepse janë raste kontakti. Prej aty nuk e di se ku shkojnë. Ne kafene, në market dhe a janë të infektuar dhe a e infektojnë dikë”, tha Krasniqi.

Si e ka infektuar Agroni “gjithë ndërtesën” me Covid-19?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) e ka konsideruar brengosës rritjen e numrit të personave të infektuar me koronavirus në Kosovë.

Të martën, ky institucion ka regjistruar numrin rekord deri më tani – 141 raste brenda 24 orëve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, IKSHPK-ja ka bërë thirrje për zbatim të rekomandimeve, duke theksuar se bartja e maskave mbetet obligative si dhe respektimi i distancës prej dy metrave.

Ky Institut ka thënë se ka rekomanduar Ministrinë e Shëndetësisë që të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive, pasi janë raportuar persona të infektuar në organizata publike e private./REL

Etiketa: COVID-19kapacitetet për të sëmurëtKlinika Infektive në KosovëKoronavirusi

Të Lidhura

Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha –

Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha –

nga 27
13:23 | 24/02/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënoi qëndrimin e socialistëve në Këshillin e Mandateve, që sipas tij, morën urdhër nga...

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –

nga 27
13:15 | 24/02/2026
0

Para se të jepte dorëheqje nga posti i drejtoreshës së AKSHI-it, për t’u përqendruar tek dosja e saj në SPAK,...

13:03 | 24/02/2026
0

Para se të jepte dorëheqje nga posti i drejtoreshës së AKSHI-it, për t’u përqendruar tek dosja e saj në SPAK,...

SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut, Rama pritet të mbledhë Grupin Parlamentar –

SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut, Rama pritet të mbledhë Grupin Parlamentar –

nga 27
12:55 | 24/02/2026
0

Zbulohet data e mbledhjes të Grupit Parlamentar Socialist nga ku do të vendoset qëndrimi përfundimtar i maxhorancës për kërkesën e...

Para
“Peshkatarët e perlave” të Inva Mulës, online nga TKOB

“Peshkatarët e perlave” të Inva Mulës, online nga TKOB

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha –

Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha –

13:23 | 24/02/2026
TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –

13:15 | 24/02/2026
TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –

13:03 | 24/02/2026
SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut, Rama pritet të mbledhë Grupin Parlamentar –

SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut, Rama pritet të mbledhë Grupin Parlamentar –

12:55 | 24/02/2026
Nga skena e muzikës drejt Gjykatës së Posaçme, GJKKO thërret reperin e njohur Noizy –

Nga skena e muzikës drejt Gjykatës së Posaçme, GJKKO thërret reperin e njohur Noizy –

12:23 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha –
  • TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –
  • TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –
  • SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e Ballukut, Rama pritet të mbledhë Grupin Parlamentar –
  • Nga skena e muzikës drejt Gjykatës së Posaçme, GJKKO thërret reperin e njohur Noizy –
  • 12 pacientë me dializë bllokohen në rrugën Hotolisht–Dragostunjë, shembja e aksit u rrezikon jetën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama urdhëroi mbrojtjen e Ballukut, shqiptarët do ta rrëzojnë njësoj si diktatorin Hoxha –
  • TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com