Pas shoqërimit nga policia në protestën e banorëve të Unazës së re, ish-deputetit të partisë demokratike Klevis Balliu iu komunikua masa e arrestit, për 3 vepra penale.
Klevis Balliu do të dalë të enjten në gjykatë për masën e sigurisë me akuzat për “Kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë”, “prishje e qetësisë publike” dhe pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Balliu akuzon policinë për dhunë gjatë shoqërimit të tij. Ish deputeti ka kërkuar ekspertë mjeko-ligjorë për të konstatuar shenjat e dhunës në trupin e tij. Pas kqyrjes së trupit, ekspertët mjeko ligjore përpiluan një raport i cili më pas iu përcoll prokurorisë dhe do t’i paraqitet paraqitet gjykatës.