Klani mafioz “Ndrangheta”, politikani italian ndërhyn për tendera e koncesionet e mafias në Tiranë

Lexo edhe

Policia italiane shkatërroi një rrjet të klanit mafioz “Ndrangheta” i dyshuar për pastrim parash. Gjatë operacionit u arrestuan 50 vetë dhe nën hetim është edhe politikani Lorenzo Cesa, që nuk la rrëzimin e qeverisë Conte në Senat. Prokurori Nicola Gratteri tha se operacioni vërtetoi lidhjet e mafies me biznesin dhe politikën.

Midis atyre që janë vendosur nën hetim është edhe politikani Lorenzo Cesa, kreu i partisë së vogël UDC. Prokurori Gratteri tha se Cesa dyshohet si ndërmjetës me “Ndrangheta”-n.

Europarlamentari Lorenzo Cesa, shfaqet në hetimet e Antimafias italiane si njeriu kyç që do të krijonte lidhjet me qeverinë shqiptare për të favorizuar investimet e sipërmarrësve mafiozë në Shqipëri.

Në aferë me sipërmarrësit e Ndranghetas, siç pretendohet në përgjime ai do të merrte 5% të fitimeve për çdo kompani.

Në përgjimet e antimafias italiane datës 7 korrik 2017 zhvillohet një bisedë në restorantin “Tullio” në qëndër të Romës, mes sekretarit rajonal të UDC, Francesco Talarico, e politikanëve Tomaso Brutto e Saverio Brutto, e sipërmarrësve Antonio Gallo, i cili në pjesën e parë të përgjimeve, fliste për pagesa të 20 për qindëshit në formë rryshfeti për ndërtimet në Tiranë,

/www.ilpost.it/

Të Lidhura

Para